Plani i Britanisë: Johnson do i rrëmbejë BE-së Ukrainën, Poloninë, Turqinë e vendet baltike? Ç’thuhet për Shqipërinë

J L

Mbrëmja e profilit më të lartë për Evropën ishte planifikuar për të martën në Davos të Zvicrës. Në tavolinat e një sallë të izoluar në qendër të Kongresit u ulën tre kryeministra të BE-së, ai i Belgjikës, Greqisë dhe Spanjës.

Pranë tyre presidentja e bankës qendrore evropiane Christine Lagarde, dy pesha të rënda të Komisionit të Brukselit si Paolo Gentiloni dhe Frans Timmermas, shumë ministra nga vende të ndryshme dhe shefi i inteligjencës së jashtme në Paris.

Megjithatë mungonte i ftuari më i shumëpritur në këtë mbledhje, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, prezenca e të cilit ishte njoftuar në nisje të takimit, por që nuk u shfaq kurrë.

Sipas medias italiane Corriere Della Sera, në parim Kuleba nuk ka humbur shumë, sepse struktura evropiane në nivelin e saj më të lartë e shmangu thuajse plotësisht përmendjen e luftës në kufijtë e BE gjatë gjithë mbrëmjes.

Por pikërisht këto heshtje ndonjëherë surreale dhe mungesa e të ftuarit të Kievit kanë ekspozuar tensionin rrëshqitës mes Ukrainës dhe disa prej vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Pikërisht në këtë hapësirë, Boris Johnson sipas prestigjiozes përtej Adriatikut, po përpiqet të fusë veten në lojë, me një iniciativë që synon të prishë kartat në Evropë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe po mendon krijimin e një sistemi të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake, si alternativë ndaj Bashkimit Evropian, që do të mbledh vendet e bashkuara nga mosbesimi ndaj Brukselit dhe gjithashtu ndaj mënyrës së reagimit të Gjermanisë ndaj agresionit ushtarak rus.

“Boris Johnson e ka endur rrjetën e tij për më shumë se një muaj”, shkruan media italiane që i referohet disa njerëzve të njohur me bisedimet dhe të pranishëm këto ditë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Kryeministri ia prezantoi idenë e tij për herë të parë Volodymyr Zelenskit kur presidenti ukrainas e priti atë në Kiev më 9 prill. Modeli i Komonuelthit Evropian që ka në mendje Boris Johnson do të kishte Britaninë e Madhe si udhëheqëse dhe do të përfshinte, përveç Ukrainës, Poloninë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, si dhe potencialisht Turqinë në një datë të mëvonshme. Që nga vizita e kryeministrit të Londrës në Kiev, bisedimet kanë vazhduar dhe miqësia britanike ndaj Ukrainës po bëhet gjithnjë e më urgjente dhe më e detajuar”, nënvizohet më tej në shkrim.

Ndërkohë, nga ajo që raportojnë pak njerëz të informuar jashtë Londrës, Johnson propozon një aleancë shtetesh xheloze për sovranitetin e tyre kombëtar, liberalë në ekonomi dhe të vendosur deri në papranueshmërinë maksimale ndaj kërcënimit ushtarak të Moskës.

Qeveria e Kievit, nga ana e saj, nuk ka mbajtur qëndrim për iniciativën britanike, por për momentin nuk i ka ndalur diskutimet mbi të. Elita ukrainase është e bindur se në pallatet e pushtetit në Gjermani dhe Francë, shumë pak shpresojnë për humbjen e Vladimir Putinit: vonesat në sanksionet dhe armët që do të dërgohen tani kanë hapur një hendek politik. Prandaj, Zelensky është duke pritur për samitin evropian më 23 qershor, kur liderët e 27 vendeve do të thirren për të vendosur nëse do t’i njohin Ukrainës statusin e “kandidatit” për të filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, nuk është e sigurt se vendimi i 23 qershorit do të jetë ai që shpreson Ukraina, edhe sepse do të ngrinte protestat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që presin prej vitesh statusin e “kandidatit”. Prandaj, sipas disa negociatorëve, ekziston edhe një hipotezë tjetër: udhëheqësit e 27 vendeve anëtare mund të kufizohen në deklarimin e paqartë se Kievi ka një “perspektivë evropiane” (e ashtuquajtura “formula e Selanikut”).

Në atë rast Zelensky do ta merrte më seriozisht ofertën alternative të Boris Johnson. Është gjithashtu e mundur që thashethemet për këto kontakte të qarkullojnë tani, pikërisht për të bërë presion ndaj liderëve evropianë përpara vendimeve në qershor.

Është gjithashtu e mundshme që projekti britanik të mos jetë i suksesshëm, pasi Londra nuk ka kapacitetin e Bashkimit Evropian për të mbështetur financiarisht Ukrainën, as nuk thuhet se Polonia apo vendet baltike ndërmarrin një nismë që mund të komprometojë marrëdhëniet me Brukselin

Johnson sigurisht që kërkon një dividend politik, vëren një ministër evropian. Ai thotë: “Kryeministri shpreson të ketë një kartë shtesë në marrëveshjen me Brukselin që ai vetë do të donte ta rihapte për Brexit”.

Në këtë mënyrë Londra përpiqet të prishë ekuilibrin në kontinent, dhe duke vepruar kështu, mund të përfundojë në zbulimin e një linje thyerjeje që tani ekziston me të vërtetë në grupin e 27 vendeve anëtare.

Atë midis vendeve që po e ndihmojnë më me vendosmëri Ukrainën – Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia mbi të gjitha – dhe atyre që e bëjnë atë në një mënyrë më cinike dhe duke hezituar.

Sipas vlerësimeve të Arianna Antezza nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, vetëm Londra deri më tani ka ofruar më shumë ndihmë ekonomike dhe ushtarake për Kievin në luftë sesa i gjithë Bashkimi Evropian. Dhe Polonia ka dhënë më shumë se Gjermania, Franca dhe Italia. Kështu lufta e Vladimir Putinit, tashmë në muajin e saj të katërt, fillon të hapë çarjet e para politike në Evropë.

 

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Mos të shpresojë kotë dhelpra e zgjebosur britanike.
    Bota është tashmë koishente për të gjitha mbrapshtite qè i ka sjelle jo vetëm kontinentit europian , por edhe botës, konseguenca të cilat edhe sot e kësaj ,jo pak nazione paguajne e për më tepër ne shqipetarët.
    Nëse dikush e merito fundosjen në fund të oqeanit, padyshim dhe as më të voglën dhimbje, eshtë kjo dhelpër ,sa e ndyrë aq dhe gjaksore .

    • Shume e sakte Britania doli nga BE pikerisht per te ndihmuar keto vende qe thuhet ne artikull dhe vendet e ballkanit perendimor sepse procedura e pengonte BE-ne te bente nje gje te tille financiarisht leket do ti japi po perseri BE po nepermjet BK qe eshte vend i pavarur .

  • Thashetheme pa vend. Ukraina ka aplikuar te futet ne EU dhe jo ne GB. Se dyti nuk ka asnje veprim apo aksion politik te GB qe te terheqe keto vende te permendura. Thjesht autori ka mbledhur disa pakenaqesi ndaj EU dhe ka ngritur hipoteze, por eshte e pavend.

  • Edhe ti Xhon prapa liste e ke Edvinin?
    Po pse keshtu?Ai ben edhe parade mode per te rene ne sy.Ju Evropianet nuk e shihni?
    Cudi,,goxha Goxille,sa nje karabina,bejne sikur nuk ne shohin!

  • Britania,dikur perandoria qe dielli nuk perendonte kurre ne vite eshte tkurur.Vendin e saj ne bote po perpiqet ta zere USA por dominimi i stermadh isaj akoma nuk ja kalon Komunuelthit Britanik.Perpjekiet e Unionit Europian jane akoma te pa fuqishme.Perfshirja e shume kombeve te ndryshme dhe kerkesa per dominim nga sejcili shtet e ben te “pafuqishem” akoma.UE-ja akoma nuk del me nje vendim ku te mos kete hije dyshimi.Xhelozia midis tyre i detyron shme here qe per te ruajtur”unitetn” te bejne leshime qe mund te binin ndesh me interesat e te vecanteve,sic eshte dhe rasti i embargos kunder Rusise e ndihma per Kievin.Britania nuk desheron nje Europe te forte qe do ta dobesonte me shume ate,Normale per nje ambicie te madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *