Plagosi me armë zjarri 11-vjeçarin në Pukë, arrestohet adoleshenti

Amelda Amelda

Është arrestuar nga policia e Lezhës 17-vjeçari, i cili plagosi ditën e djeshme plumb në këmë një 11-vjeçar në Pukë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e të enjtes në zonën e Pukës, ku rreth orës 16:30 minuta në fshatin Dom Gjon shtetasi me inicialet R.C plagosi në ambientet e një lokali të miturin.

Dyshohet se plagosja e 11-vjeçarit ka ndodhur aksidentalisht, ndërkohë që 17-vjeçari dyshohet të ketë pasur qëllim për të vrarë kushëririn e fëmijës, me të cilin ka pasur një konflikt.

Menjëherë pas ngjarjes, fëmija i mitur është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Pukës, ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Pasi mori mjekim në spital, ai është transportuar me anë të një helikopteri të Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *