TRAGJIKE/ Bien në kontakt me rrymën elektrike, vdes nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz! Njëra prej tyre po lahej në dush, e ëma dhe motra i shkuan për ndihmë

Ornela

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Arrëz pasditen e sotme pasi 3 pjesëtaret e familjes Kola kanë ndërruar jetë.

Gjithçka nisi pasi vajza 15-vjeçare Emiljana Kola, u fut për t’u larë në dush, ku ka rënë në kontakt me energjinë e si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Pak sekonda më vonë të njëjtin fat do të kishte edhe motra e saj 18-vjeçare, Sidorela Kola, e cila shkoi me urgjencë për të parë se çfarë ndodhi me Emiljan dhe sapo ka prekur dorezën e dushit, ka ndërruar jetë edhe ajo.

Si të mos mjaftonte kjo, vrapoi drejt vajzave edhe e ëma e tyre 42-vjeçare, e cila sërish nga kontakti me energjinë ndërroi jetë.

I lënduar ka mbetur edhe djali i familjes, por falë trajtimit tani është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *