Zbardhen detaje nga telefonatat e gjata të zhvilluara ditën e djeshme nga udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë me Presidentin rus, Vladimir Putin.
“BBC” raporton se Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz kanë folur me Putin për 80 minuta, ku i kanë kërkuar që Rusia të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta dhe serioze me Presidentin e Ukrainës.
Siç raporton “BBC”, referuar zyrës së Kancelarit gjerman, Macron dhe Scholz kanë “këmbëngulur për një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse”.
Nga ana e tij, mësohet se udhëheqësi rus është shprehur se Moska është e hapur për të rifilluar dialogun me Kievin.
Në njoftimin e Kremlinit thuhet se Putin nuk ka përmendur mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta mes tij dhe homologut ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Gjithashtu, Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Putinit të lirojë 2500 luftëtarë ukrainas të marrë si robër lufte në fabrikën e çelikut Azovstal, në Mariupol.
j.l./ dita

hahaha, keta debilat i paskan kerkuar kapitullim!
dhe ai po kapitullon, ja sa te pushtoje dhe ca zona te tjera….
Kto qe permendni ktu jate 3 minuta bisede.
Po 77 minuta te tjera, cfare kane thene?
Burrat e mencur zgjedhin tavoinen e bisedimee dheJO fushen betejes.
Nuk po marrim vesh fare, po dje lexuam se shefi i intelegjendes angleze deklaroj se Putin ka vdeke. Po keta dy burrat me t’vdekurin kane fole 80 minuta?