Investimet e reja, Tirana sot vlen sa e gjithë Shqipëria e 2006-ës, prodhon 7.2 mld euro në vit

J L

Investimet e fundit në infrastrukturë, lagjet e reja, ndërtimi i shkollave dhe i kopshteve në kryeqytet ka bërë që në Tiranë të rritet vlera e pronës, por dhe të kthehet në vendin e duhur për shumë kompani ndërkombëtare për të zhvilluar biznes.

Bazuar në të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, rezulton se vetëm Tirana sot vlen sa e gjithë Shqipëria në vitin 2006.

Bazuar në peshën që ka kryeqyteti në ekonominë e vendit, nga një përllogaritje e thjeshtë, rezulton se ekonomia e Tiranës në një vit prodhon rreth 7.2 mld euro.

Në një ditë ekonomia e kryeqytetit vlen 19.8 milionë euro. Prodhimi ekonomik i projektuar i Tiranës si qark këtë vit, prej 7.2 mld euro, është i barabartë me prodhimin ekonomik të të gjithë ekonomisë shqiptare në vitin 2006. Asokohe, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit fiksohej në rreth 872 milionë lekë, ose rreth 7.3 miliardë euro. Kjo përllogaritje i referohet PBB-së me çmimet e tregut me çmime korente.

Ndërkohë, sa i përket prodhimit ekonomik në një ditë të secilit qark, pas Tiranës, në vend të dytë ndjek qarku i Fierit, me rreth 5 milionë euro, Durrësi me 4.6 milionë euro, Elbasani me 3.1 milionë euro, Vlora me 2.6 milionë euro, Korça me 2.5 milionë euro.

Ndërkohë, në fund të tabelës shohim qarkun e Dibrës, që prodhon në një ditë 1.3 milionë euro, atë të Gjirokastrës, 1 milion euro, dhe në fund fare, qarkun e Kukësit, me vetëm 764 mijë euro.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Bravo Dita që tregon rritjen e Tiranës.
    Mos do ishte më mirë të tregonit që arritjet janë me falsifikime pronash si rasti i kompleksit Partizani që ishte pronë e italianve sepse e kishin blerë nga pronarët shqiptarë të asaj kohe.
    Ka dokumente për këto prona por dhe për të tjera që ishin paguar nga italianë por qeveria moniste i kishte shtetëzuar në kuadrin e dëmshpërblimeve të luftës.
    Pra ishin toka shtetërore.
    Si ky rast ka shumë në Tiranë kryesisht, si p.sh stabilimenti Mihal Duri etj.
    Pra kemi të bëjmë me një bashkëpunim demokrato-socialist për të pasuruar njërëz që kanë lidhje me pushtetin.
    E çfarë duhet të bëjnë njërzit e thjeshtë pa lidhje me pushtetarë?
    Nuk e zgjidhim dot ne njerzit e thjeshtë por le të shohim çfarë do bëhet.
    Demokracia shqiptare kjo qënka.

  • Tirana prodhon 7.2 mld euro ne vit? Po cfare prodhon? Sa eshte prodhimi i nje kurve vip ne vit, po i shoqerive VIP qe raportojne aktivitetin ne DTM dhe aktivitetin e kane ne rrethe jasht Tirane? Mire qe Ministria e Financa eshte ftohur, por qenka ftohur edhe DITA tashti ne te nxehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *