“Nuk është President për tango”, Alibeaj: E dija që do shkonte kështu

J L

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e quajti një humbje dështimin e Kuvendit për të votuar një emër në raundin e tretë për Presidentin e ri.

“Nëse do ecnim me kandidaturat tona do ishte sërish proces i njëanshëm,. Qëllimi nuk ishte me agjendë individuale dhe të njëanshme por të përbashkët. Të mos jetë president i një pale. Nuk është president i tangove, por i shqiptarëve. Ne do marrim pjesë së alternativa tjetër do ishte bojkoti. E thamë se do marrim pjesë për të çjerrur maskën.

Besoj që ka një çështje që ndryshon zgjedhjen e palëve. Dhe deri në 3 raundet e para. Kishte sense. Por tani e dini. Se ai i ka 71 vota. Dokumenti ynë është fare i qartë. Se ramë dakord të gjithë por hoqën dorë. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e asnjë pale. Besoj që grupi parlamentar ka mbajtur qëndrim të qartë politik. Nuk nxitoj me histori emrash. Edhe e dija se do të shkonte kështu. Në proces mora pjesë të heqim dorë nga bojkoti. E kryem në mënyrën më të moralshme”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër pas djegies së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të mazhorancës pati një prononcim për mediat.

Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk do ta lerë vendin pa President. Duke qenë se procesi po vjen drejt fundit, ai u shpreh se në raundin e katërt mazhoranca do të propozojë një kandidat.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ju, PD-istat, do të ishit dakort vetëm po të ishte ndonjë PD-ist! Nuk mund të propozonit ndonjë figurë që të ishte jo politikan, mbi 70 vjeç, me kulturë të gjërë, i pa korruptuar, të ketë dhënë prova për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe ky të ishte mbrojtësi i të gjithë shqiptarëve!!! Pra, shkurt, ju nuk jeni në krahun e duhur dhe mos përdorni gënjeshtra se njeriu i juaj duhet të perfaqsojë të gjithë shqiptarët! Nuk e doni njeriun normal, por e doni njeriun dallaverexhi, ashtu sikurse e keni caktuar deri sot.

  • Zoti Alibeaj! Kejo është mungesë lidershipi.Ju kishit rastin të propozonit nje kandidat per President,një personalitet me kulturë,me të kaluar politike patriotike,një individ i cili nuk i mungon Shoqerise Shqiptare dhe që do të përbënte për Ju dhe gjithë të djathën,një bonsens drejt dëshirës së vërtet për të vendosur një GUR domethënës në Progresin e Shtetit Demokratik në Shqiperi.Dhe Pozita do ta kishte votuar ATË.
    Por Ju u mposhtet në rrugë e sipër nga kompleksi i inferioritetit dhe frika se mos “ndoteshit” nga Ata qe je ndarë por që me aktin e kryer ju bashkove atyre përsëri duke mbetur kështu në batakun e së kaluarës.Një Figurë e Madhe e pa perlyer edhe po të mos votohesh nga Pozita do përbente për Ju diferencimin e Madh.

  • Po ku kane kryqe keto qe kane mbetur te djathte te propozojne nje kanditat per president gjithperfshires?
    Jane pa nivel dhe nuk jane te zote te tregojne veten qe vlejne per dicka kaq serioze.
    Patjeter qe do na vije nje president/e kukull por me kalimin e kohes do behet maestro si keta hajduret paraardhes.
    I pafshim hajrin. Vendi mbetet po vend numero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *