Gjykata e Tiranës u heq sekuestron 5 milionë euro vëllezërve Marku

Amelda Amelda

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e shumës prej 5 milionë euro të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.

Gjykata vendosi të premten pushimin e çështjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve, duke urdhëruar heqjen nga sekuestro të pasurive të familjes Marku.

Sipas prokurorisë të dy vëllezërit janë të përfshirë në aktivitet kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.

Prokuroria njofton se do të ankimojë këtë vendim të gjykatës.

Sokol dhe Elson Marku janë djemtë e Nënë Lizës, të moshuarës që protestoi për shembjen e banesës në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Epo ca te thuash tjeter pas ketij lajmi.Shqiperia ,nje rrumpalle e vertete,ku krimi ben ligjin dhe gjyqtaret jane ne sherbim te “ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *