Borrell: Putin përdor grurin si armë lufte

Amelda Amelda

Vladimir Putin përdor grurin si armë lufte, kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell , duke folur për radion France Info në prag të samitit të sotëm të krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel.

“Ka 20 milionë tonë drithë të magazinuara në Ukrainë që duhet të eksportohet dhe më pas duhet të hapim vend në magazina për korrjen e radhës”, theksoi ai.

“Në rrugët e eksportit të grurit ukrainas duhet të gjejmë një rrugë alternative, rruga detare është shumë e vështirë. Sa i përket idesë së hapjes së një korridori humanitar në Detin e Zi mund ta imagjinojmë, por nuk mund ta bëjmë pa marrëveshjen e Rusisë, këto ujëra janë plot me mina. Ne kemi nevojë për një marrëveshje me Rusinë dhe duhet të bëhet në nivel të Kombeve të Bashkuara”, shtoi Borrell.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Medet, medet per kete Borrelin e EU-së!…
    Si niveli i ketij portret pensionisti,
    e them pa frike,
    se ne çdo 5 pensioniste ne Austri dhe EU, jane me intelegjent dhe me te matur se Borreli!!!…
    Nuk e di çfarë u bë me kerkesen e atij Mishelit te PE i cili u kerkonte ushtareve rus tu jepte azil, po te dezertonin!…
    Dhe duhet te dezertojne(!) se ashtu i pelqejne rrusht Mishelit…!
    Ai Kryeministri Anglis qe ka shpallur ti zere vendin Çërchillit…. do formoje aleanca me Ukrahinen dhe SHBA, nje tip Kumuniellthi…me sa duket do te dergoje ushtare ne Ukrahine…i duket Rusia si Argjentina ne mbrojtjen e ishujve Malvinë….!
    Medet, medet per burokratet tane europiane, qe “shtypin” rroga te majme , sikur te mos mjaftonin burokratet ne nivel republikash, por dhe ata federalë, dhe ne krye ata te Brukselit…
    Medet, medet…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *