Dy raste të tjera flijimi janë shënuar orët e vona të së martës në Durrës dhe Krujë. Tereza Nikolla, 72 vjeçe, banuese në Thumanë, u gjet nga të afërmit e vetëvarur në kasolle pranë banesës. Policia nisi hetimet dhe zbuloi se viktima jetonte e vetme, e ky dyshohet se është motivi i ngjarjes. Pak më pas, në Durrës, familjarët dërguan në gjendje të rëndë në spital, M. L., 19 vjeçe, e cila më pas u nis në Spitalin “Nënë Tereza”. Policia tha se bëhet fjalë për një vetëhelmim në depresion.
