Felaj nuk i jep fjalën për replikë, Berisha flet pa mikrofon, mbyllet me debate seanca

Ornela

Debate në fund të seancës së sotme mes nënkryetares së parlamentit Ermonela Felaj dhe kreut të PD-së Sali Berisha. Ky i fundit ka kërkuar fjalën për replikë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Megjithëse Berisha ka shkuar në foltore ku ka vijuar të flasë, mikrofoni nuk i është hapur.

Felaj: Keni zaptuar foltoren pa ju dhënë fjala. I kërkova teknikës që të fikë mikrofonin. Tani më ngelet vetëm t’iu kërkoj shërbimeve të gardës që z. Berisha të lirojë foltoren.

Ish-kryeministri Berisha ka vijuar të flasë për disa sekonda dhe më pas është larguar nga foltorja. Felaj ka vijuar me mbylljen e seancës së nisur rreth orës 11:00.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Saliu është një horr plak,pamoral,padinjitet,i zhytur në krime që vazhdon të bëjë dëme të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *