Askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë fundit të jetës sonë. Ka shumë njerëz që kanë përjetuar vdekjen klinike dhe tani është zbuluar se si duken fazat që duhet të kalojë secili prej nesh. Dr Kathryn Mannix, e cila ka parë më shumë se 2 mijë njerëz që kanë vdekur, tha se “vdekja është proces, ashtu si edhe lindja”.
“Faza e parë është një ndryshim i papritur dhe nga një moment në tjetrin zhduken të gjitha dhimbjet. Iku ankthi, frika, zhurma. Ka vetëm paqe, qetësi, qetësi”, tregon ajo. Faza e dytë është “përvoja jashtë trupit”, që do të nënkuptonte lënien e trupit dhe mundësinë për të parë veten.
Kjo ndodhte më shpesh kur njerëzit ishin afër vdekjes ose në tavolinën e operacionit, ndërsa faza e tretë ishte e këndshme për të gjithë. Mjekja tregon se në fazën e katërt pacientët shohin një dritë që “shkëlqen në errësirë të plotë”.
Ajo e përshkroi fazën e pestë, të cilës pak njerëz i mbijetuan, si “ambient i bukur, ngjyra të gëzueshme, dëgjim i muzikës dhe një ndjenjë dashurie pa kushte”. Edhe pse momenti i vdekjes është ende duke u hetuar, shkencëtarët pohojnë se ne mund të shohim një film të kujtimeve tona ndërsa jemi duke vdekur.
Pjesët e trurit të përfshira në këto studime sugjerojnë gjithashtu se ne mund të hyjmë në një gjendje paqësore, të ngjashme me ëndrrat, që është e ngjashme me meditimin.
a.m/dita

Askush nuk dha nje shenje ……
Askush nuk u kthye te na tregoje…..
Per parajse ,per ferr a per gje……
Por u dashka gjithkush vete ta zbuloje…
……….Omar Khajam……..
Kam punuar si inxhinjer elektrik që nga v.1962. Po Ju tregoj dy raste:
– Në v. 1973 një specialist elektrik duke mos qenë i vëmëndshëm ju afrua shumë përcjellsave me tension 35 kv. pati goditje elektrike, rra nga lartësia rreth 2m. U dërgua në spital në Sarandë. Pas 24 orësh, mjeku më la ta shof dhe të bisedoj me të. Më çudit përgjigjia që i dha pyetjes sime se çfarë ndjeu. Ai më ha se kur rrashë në tokë mu duk sikur isha në një kopësht me lule shumëngjyrëse dhe nuk doja që të largohesha, ishte një kënqësi sh. e madhe.
– Në v. 1989, duke dashur ë riparojë një defekt në një linjë të tensionit të ulët, Pali, nuk e stakoi tensionin dhe pati goditje nga rryma elktrike. Kur i vajta në shtëpi, pasi kish ardhë nga spitali i Fierit, i bëra të njjtën pyetje dhe ai u përgjigj një lloj si Llambi në rastin e parë. Ju roj të gjithëve shëndet.
Rreth fundit te viteve 70 (ndoshta ishte viti 1979 apo viti 1980), na benin prova gadishmerie per strehimin ne bunker ne rast te ndonje sulmi te mundshem ajror. Ishim ne oren e mesimit kur ra sirena e alarmit. Dolem nga klasat te shoqeruar nga mesuesit por, neper shkalle dyndja u rrit dhe nje femije u rezua. Kuptohet qe pas tij u rrezuan shume te tjere duke krijuar nje perg te stermadh. Mesuesit ne panik, frenuan lumin e nxenesve qe vraponin drejt shkalleve. Disa terhiqnin femijet nga lart dhe disa te tjere nga poshte. Kuptohet qe, ata qe ishin poshte kishin edhe rrezikun me te madh, pasi presioni qe ushtrohej nga pesha e femijeve dhe mungesa e oksigjenit u kercenonte seriozisht jetet. Isha diku ne mes te pirgut. Mbaj mend qe me qelluan ne faqe dhe me lane kur kuptuan se isha mire. keshtu qellonin cdo femije qe nxirrnin nga pirgu. Nje vajze, nje vit me e madhe nga une,kishte humbur ndjenjat. Ambulanca erdhi perpara se te kuptonim se cfare kishte ndodhur. dikush kishte njoftuar qe ne momentin e pare te ngjarjes. Neper korridore u hap lajmi se vajza vdiq. Filluam te qanim. Pak ore me vone mesuam se shpetoi. Kishte pesuar vdekje klinike.
kur e pyetem se cfare ndjeu na tha se po levizte me shpejtesi te madhe drejt nje drite te bardhe permes nje kopeshti te bukur.
Qe nga ai moment me iku frika nga vdekja…
” Vdekja ” eshte nje moment tranzicioni dhe jo fundi i kosiences.
Asgje ne kete Univers nuk mund te shkaterrohet, por vetem transformohet. Cdo gje eshte energji e cila manifestohet ne forma pa limit. I gjithe establishmenti Satanik, i cili kontrollon shoqerine njerezore, e do njerezimin nen frike, ankth dhe pasiguri konstante. Kjo ka te beje me kontrollin dhe shfrytezimin e shumices nga nje pakice skizofrenike dhe psikopateske.
Kjo ekzistence eshte shume shume me teper se c’mund te perceptoj nje njeri normal ne ralitetin fizik, nepermjet 5 shqisave. Ne fakt, ne te gjithe jemi totalisht te verber ne kete forme, sepse nuk mund te perceptojme as 0.00001% te asaj qe vertet ekziston.