Bjellorusia fillon stërvitjet ushtarake në Ukrainë, zyrtari zbulon datën

Amelda Amelda

Përparimi i Rusisë në Ukrainë vazhdon pa ndërprerje , ndërsa Moska po bën çdo përpjekje për të gjetur aleatë.

Në një kohë kur Bjellorusia ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Kremlinin, Minsk pritet të fillojë stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Në veçanti, një zyrtar bjellorus, Andrei Krivonosov, tha se stërvitjet në rajonin Gomel, pranë kufirit me Ukrainën , do të fillojnë më 22 qershor .

Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko urdhëroi krijimin e një administrate të re ushtarake në pjesën jugore të vendit në kufi me Ukrainën.

Bjellorusia planifikon të vendosë njësi të forcave speciale në tre zona pranë kufirit të saj jugor me Ukrainën, ndërsa Lukashenko vlerësoi kontributin e Rusisë në ndërtimin e raketave për të forcuar mbrojtjen e saj.

Më herët, Lukashenko njoftoi blerjen e sistemeve kundërajrore S-400 dhe raketave Iskander nga Rusia.

Minsku është aleati kryesor i Moskës dhe ka akuzuar Perëndimin se është “në luftë me Rusinë” në Ukrainë.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Me te sakte zoterinj.Stervitja behet ne territorin legjitim te shtetit Bjellorus,qofte edhe ne vije te kufirit.Pra nuk eshte “stervitje ne Ukraine “.Sa here Kane bere dhe bejne akoma greket stervitje ne buze te kufirit me Shqiperine?Po’ Jugosllavet?Dhe cdo stervitje te tyre i jemi kundervene me stervitje te formacioneve ekuivalente te ushtrise shqiptaret.Flas per atehere kur kishim koke dhe njerez.Sot ,me pabrekesine tone,ben greku stervitje per “mbrojtjen “e kufirit dhe te shtetit shqiptar.Rrofte SHaBAni dhe NATA e SHABA-nit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *