Pas dështimit edhe të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ditën e nesërme në orën 14:00 është njoftuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e Kuvendit bëhet e ditur se do të caktohet data e votimit për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit.
Nesër pritet që mazhoranca të caktojë datën për votim, ndërsa ende nuk ka një emër publik për kandidat për President. Kryetari i Grupit Parlamentar, të PS, Taulant Balla sot u shpreh qartë se nuk do ta lenë vendin pa President.
Ai deklaroi se procesi po shkon drejt fundit, duke thënë se në raundin e katërt Kuvendi do të votojë propozimin e bërë nga mazhoranca.
Balla u shpreh se do punojë me grupet e tjera parlamentare, me qëllim që propozimi i mazhorancës të marrë sa më shumë vota.
Kujtojmë që opozitës iu dha e drejtë për të propozuar kandidat për President në tre raundet e para, po kjo gjë nuk ndodhi, pasi sipas Aliebajt, mazhoranca shkeli marrëveshjen e dakordësuar.
a.m/dita

Zgjidhni President PR PERPARIM KABO . Eshte nje intelektual kalibri ,me integritet ,qe e njohin qe te gjithe .Ndihmoni Shqiperine ,si ketu ne Shqiperi, por edhe ne arenen nderkombetare mbi te gjitha ,do te ndihmonte shume ne integrimin e Shqiperise ne BE . Do tja u aprovonin edhe perendimoret , besoj se po ju vrojtojne me lupe perendimoret me shume te drejte , e mos haroni ,se jemi dhe nje shtet anetar ne NATO. Me shume te drejte kerkojne qetesi ,besueshmeri ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Behuni dreqi ta mare nje here patriote per vendin tuaj .
Ha-ha-ha, presidenti do te zgjidhet ne raundin e 14-te! Bravo, na e lehtesuat punen neve antishqiptarve!