Të shtunën, raundi i 4 i votimit për Presidentin e ri, mazhoranca drejt zgjedhjes së kreut të ri të Shtetit

Ornela

Partia Socialiste ka propozuar 4 qershorin, të shtunën, raundin e katërt për presidentin. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupi të PS, Taulant Balla tha se afati i depozitimit të kandidaturave është ora 12:00 të shtunën. Ndërsa seanca në Kuvend do të mbahet në orën 18:00.

“Rendi i ditës së miratuar në fillim të kësaj mbledhje ka qenë caktimi i raundit të katërt për votimin e Presidentit të Republikës. Unë propozoj që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00.

Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022”, tha Balla.

Me ezaurimin e tre raundeve të para dështoi edhe mundësia për të zgjedhur një president konsensual. Presidenti i ardhshëm i pesë viteve duket se do të vijë nga votat e socialistëve në Kuvend.

Kujtojmë se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 presidenti zgjidhet në raundet e fundit vetëm me 71 vota, duke mos kërkuar kështu konsensus të detyruar.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Si nje nga veteranet socialiste qe jetojne jashte Shqiperise, une e keshilloj Kryesine e Partise Socialiste qe ne raundin e katert te Kuvendit te Shqiperise te paraqese 3 kandidatura per President, nga te cilet te dalin dy kandidatura per raundin e peste dhe te fundit.

    • Ka plot rrota hajdari kjo dynja. Po të ishte se pisëistët do plotësonin tekat sejcilit prej tyre, ata sot do ishin bash kryerrota. Titull më të lartë nderi për trashë…gimtarët e trashe të PPSH-së nuk ka.

  • Si cdo nderhyrje “politike shqiptare”; zgjidhjen e problemeve te perditshme e ZBATON FUQIMISHT ed zhgaravitesi i gjitheckaje. Demokraci e “vertete'”allaram..ti.
    Qe nga ballkani allvuciq e deri Injoranca antihumanitare e dendesi grek.Bravo
    Tania me duket se e plotesoj per ta publikuar. Mire?

  • Une mendoj qe ta votoni presidentin, pastaj te shpallni emrin, qe njerezit te mos kene mundesi reagimi

  • Ha-ha-ha, u kenaqem nga ky teater! Gjoja se nuk u morren vesh! Qe miku yne, gjatoshi, te nxjerre karten nga xhepi e te lexoje emrin e caktuar me pare! Kjo loje nuk bie ndesh me planet tona antishqiptare, sepse tregon poshterimin e demokracise dhe drejtimin e shtetit nga nje njeri i vetem, pas te cilit jemi ne antishqiptaret dhe miqte tane jashte! Ju lumte!
    Kemi dhe planin B, lenien e shtetit per ca jave pa president, si dhe planin C, -lenien e Shqiperise per rreth 2 vjet pa president! Kot, sa per gallate!

  • 12.00 dorezimi i kandidatures.
    16.00 shqyrtimi
    18.01 zgjedhja.
    Askush nuk e kupton kete procesin me 5 raunde Made in Albanistan.

  • Mjaft me me , me teater majmunash . Behuni serioze ,dhe mos haroni se Shqiperia eshte anetare ne NATO , kjo do te thote , te jeni te sigurte ,se perendimoret po ju monitorojne per kete problem . Duan nje ballkan perendimor me stabilitet , Eshte vet fajtor ai qe nuk e kupton nga ju .
    Zgjidhni per President PR PERPARIM KABO . ,Intelektual me integritet ,nuk eshte nevoja te komentojne per te ,e njohim te gjithe .
    Shqiperia do perfitonte me PR KABO po ta zgjidhni President , dhe do te shpejtohej edhe integrimi i Shqiperise ne BE . E kam komentuar edhe me pare ,do kishim tjeter prezantim pozitiv te Shqiperise mbi te gjitha ne arenen nderkombetare , bile nje intelektual brilant me integritet si PR PERPARIM KABO edhe shtetet e zhvilluara perendimore ,do e deshironin ta kishin ne gjirin e tyre . Largojuni te keqes , mashtrimit ,si keto 31 vite ,se Shqiperia po boshatiset dita dites . Nuk ecet me keshtu ,Duhet te filloje nje fllad i ri , duhet te funksionoje ligji e kushtetuta , padushim eshte per zhvillimin e gjitheanshem Shqiptar , ekonomike e politike .

    • Ik ere Berto futi noi cumcakëz se trimat e PiSi-së në “konsensus” (pazar mejhonesh) me sivllezërit e tyre demoNkratikas duket se kanë zgjidhur strukur poshtë tavolinës se kush do bohet preshidenti i radhës. Z. Kabo plotëson vërtet mjaft kritere duke filluar nga aftësia profesionale, integriteti i mjaftueshëm dhe mbështetja masive, por partia jonë “heroike” propozon dhe zgjedh zakonisht beten shërbëtorët e saj besnikë. Ke dëgjuar gjë se nga ishte gjithe keto bitte abstenimi ajo ish ministrja e mosintegrimit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *