Shqipëria merr nesër Presidencën e KS në OKB, Rama shkon në New Jork

J L

Kryeministri Edi Rama takoi në New Jork Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres dhe thekson se Shqipëria do të marrë nesër presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rama publikon pamjet e takimit në faqen e tij të “Facebook”, ndërsa thekson se ka diskutuar me të për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Mesazhi i Ramës:

New York, Kombet e Bashkuara – #KrenarPërShqipërinë?? që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë?

*Me Sekretarin e Përgjithshëm për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS të OKB?????

#TëBashkuarJoTëNdarë?

#ShqipëriaEArdhmjaJonë️??

#SkaKohëPërPushim?‍️??‍

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadrin e kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor.

Ndërkohë që Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • O plaste maloku per ty.Kur u bere dhe president i keshillit te Sigurimit.U be dhe Dashi Avase!!
    Po c`tu desh fotografia me Obamen,o Mavri me boje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *