Një grua 37-vjeçare është gjetur e vdekur në Shkodër, në Bypassin e Shkodrës.
Mësohet se në trupin e të resë janë pikasur shenja dhune.
Trupi do t’i nënshtrohet autopsisë dhe një ekspertize mjeko-ligjore për të zbardhur më shumë detaje në lidhje me atë që ka ndodhur me të renë.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër.
Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte largar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobrac, në banesën e motrës së saj.
j.l./ dita
