“Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dhënë një deklaratë në parim, për këtë gjë duhet të flet në Bruksel, por është tashmë e qartë se ajo çfarë ka thënë nuk është alternativë ndaj zgjerimit [të BE-së me Ballkanin Perëndimor]”, ka thënë emisari evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, pyetur të komentojë rreth idesë së Macron për të krijuar një komunitet politik evropian në kuadër të BE-së, e që i referohej edhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Lajçak konsideron se një ide e tillë e Macron është suplement ndaj procesit të zgjerimit dhe propozim ndaj vendeve që nuk kanë perspektivë evropiane, raportuan mediat malazeze.
Ajo që u interpretua dhe u lexua si një prospekt tejet pesimist, për Lajçakun nuk qëndron.
“Sigurisht, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të acarohen nga ai propozim, dhe absolutisht që Mali i Zi nuk duhet të bëhet nervoz nga propozimi. Ju e keni perspektivën e juaj evropiane dhe premtimin për anëtarësim të plotë në BE, dhe kjo nuk ndryshon”, ka siguruar Miroslav Lajçak.
Madje, Lajçak thotë se me të nisur agresioni rus mbi Ukrainën, BE ka qenë edhe më e hapur rreth procesit të zgjerimit. Ai e ftoi Malin e Zi të shfrytëzojë këtë momentum politik në avantazh të saj.
“Mali i Zi ka një trajektore të qartë që përfundon në anëtarësim të plotë dhe ky proces është në duart e juaja”, ka thënë Miroslav Lajçak.
Çfarë ka propozuar Macron?
Në një fjalim Macron bëri një dallim midis Ukrainës dhe “disa vendeve në Ballkanin Perëndimor që kanë filluar procesin e tyre të anëtarësimit”.
Megjithatë, disa vende të rajonit, si Shqipëria, besojnë se ideja mund të zbatohet edhe për to, duke nënvizuar problemet me procesin aktual të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, një rajon që iu premtua perspektiva e anëtarësimit në BE gati njëzet vjet më parë.
Sipas Macron, “ne duhet të gjejmë shumë qartë një mënyrë për të menduar për Evropën tonë, unitetin dhe stabilitetin e saj, pa dobësuar afërsinë e ndërtuar brenda Bashkimit tonë Evropian”.
Ai vlerësoi se anëtarësimi i Ukrainës do të zgjaste të paktën disa vjet, më shumë gjasa disa dekada.
Prandaj, Macron propozoi një organizatë të re evropiane – Komunitetin Politik Evropian – që do të lejonte një hapësirë “për bashkëpunim politik dhe të sigurisë, bashkëpunim në sektorin e energjisë, në transport, investime, infrastrukturë, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe në veçanti të rinia”.
Për ata që kanë ndjekur qëndrimet politike të presidentit Macron, ky propozim nuk ishte aq i papritur.
“Ai është konsistent me atë që ka thënë pesë vitet e fundit: domethënë 27 (anëtarë) tashmë janë shumë, ne nuk mund të vazhdojmë kështu pa ndryshuar rregullat tona të brendshme dhe pa diskutuar se çfarë duam të arrijmë si bashkim politik… Ai mund (gjithashtu) të thotë lehtësisht se po rrezikon të mendojë jashtë kutisë kur të gjithë të tjerët janë të kënaqur me iluzionin se zgjerimi jofunksional është e vetmja lojë në qytet”, pati thënë Loic Tregoures, pedagog në Institut Catholique de Paris.
Shtrohet pyetja nëse ky skenar është krejtësisht jashtë tavolinës për Ballkanin Perëndimor dhe nëse për disa vende është më realist se të tjerët.
Një parakusht për këtë diskutim, natyrisht, do të ishte një marrëveshje e të gjitha shteteve anëtare të BE-së për të krijuar një organizatë të tillë. Kjo nuk është gjithashtu e sigurt, siç ishte rasti me propozimet e mëparshme, më ambicioze të Macron për të reformuar BE-në.
a.m/dita

Togfjaleshi i shpikur nga Makron “Komuniteti Politik Europian” eshte vetem nje alibi per te perligjur mos-zgjerimin e Unionit Europian qe eshte bere pishman edhe per ato zgjerime me Rumani e Bullgari me pare.
Teoria e re e Macron-Michel eshte identike me idene e krijimit dhe deshtimit te Superliges Europiane te Futbollit, qe per te tjeret kishte vendosur: le te jene, le te vazhdojne, le te mbeten ne kategorite e uleta inferiore.
Kjo teori i sherben personalisht vetem vasalit te huaj Timonier dhe Shoqeruesve te tij ne Shqiperi kryesisht per te mbajtur Pushtetin, dhe per formalitet te ulen personalisht ca me shume ne Tryezat Europiane, paçka se Shqiperia si shtet dhe Shqiptaret si popull s’kane asnje perfitim sepse vazhdojne e mbeten pafundesisht ne kategorine inferiore pa patur edhe pas 32 vjetesh asnje date as te sakte as parashikuese anetaresimi ne Klubin e Shteteve Europiane BE, madje na mbyllin deren e BE- Shqiperi ne fytyre dhe e hedhin çelsin e deres sone ne det.
1. Ideaja në formë embrionale, e Presidentit Francez Macron, kerkon nje interpretim me te detajuar, ne “të gjitha dimensionet e realitetit te sotëshme” ne Europe dhe zonen Euro-Atlanike.
2. Mendoj se ky propozim, i Presidentit Francez, bazohet, ne nje proces “me disa hapa” ku mund te inkludojme idete e me poshteme:
3. A e ka mundesi “Europa Perendimore”, siç ishte para renies se komunizmit, ti plotesoje sot, te gjitha nevojat e vendeve te tjera te Europes qe tashme jane inkluduar ne BE dhe atyre qe desherojne te futen ne të?
4. A ka mundesi te formulohen kritere te qarta, te prera, te pranuara nga te gjithe palet, per integrimin ne BE, me nje hap te vetem apo me nje proçes hap pas hapi?
5. A ka ardhur koha per nje integrim me të thellë te zones Euro-Atlantike duke inkluduar edhe “Rusine kur ajo ta shikoje te aresyshme”, ne perputhje me kriteret qe do formulohen dhe pranohen nga te, “gjithe pjesmaresit”.
6. Mendoj se “mundesitë reale te BE-së” dhe “dëshirat e nje pjese te antareve te rij, dhe pretendeve te vendeve te Ballkanit te hapur” mund te mosperputhen.
7. Fakti qe Polonia dhe Hungaria kane disa “mosmarveshje me BE-në”, me shtyn te besoj se inkludimi i tyre eshte bere i nxituar, pa fiksuar ne tërësi, “të gjitha kërkesat dhe detyrimet reciproke”
8. Para dy muajsh, nje personalitet i larte i Polonise, deklaroj se Gjermania eshte “Rajhu i Katert”. Kjo trgon se Polakët i trëmbin kujtimet e “Rajhut te tretë” lidhur me shtatorin e vitit 1939.
8. Presidenti i Hungarise, Urban, ndjehet se “Sovraniteti i Hungaris” nuk inkludohet, “ne menyren se si Brukseli mer vendimet, kerkon llogari, e si i gjykon “traditat shekullore te popullit Hungarez”.
9. Ka mundesi qe edhe shtete te tjera te jene te konfuzuara, por nuk kane bere akoma deklarata publike.
10. Ka mundesi qe disa personalitete e “identifikojne sovranitetin e personit te tyre” me “sovranitetin e shtetit qe perfaqesjne”. Kete tendence ne e pame me nje pjese te drejtuseve te PD-së, te perfaqesuar nga z.Berisha.
11. Duke patur parasysh eksperiencen Euro-Atlantike që nga viti 1945 e deri tani, si dhe historin e zhvillimit te botes ne perputhje, me dokumentat historike, rezulton se eshte bere nje integrim i vazhdushem, ne perputhje.
12. Forcat levizese kane qene ne varesi te nivelit ekonomik, forcen ushtarake, gjendjen morale-psikologjike te popujve te shteteve perkatese.
13. Nje faktor i rendesish kane qene çvendosjet masive te popullatave gjate emigracineve per te perfituar ose per tju larguar rezikut nga fiset e tjera.
14. Keta faktore jane te lidhura me “luften per egzistence” dhe jane reale edhe sot. Dallimi eshte se me armet moderne qe egzistojne sot, kerkohet, “siç thonin dikur per rrobaqepesit” : Ta matesh dhjete here “stofin, pelhuren, …. “, para se ta presesh.
15. Un mendoj qe “Vendet Euro-Atlantike” te cilat jane te integruar ne shume komponente, jane ne nje situate optimale, ta thellojne kete proces integruse.
16. Kjo kerkon qe prezanca Amerikane ne Europe eshte nje faktor stabilizus i rendesishem, nje amalgan qe e fuqizon nje bashkim me tendence integruse, do te doja te thoja fundamental, per te aredheshmen.
17. Desheroj qe Shqiperia, Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i Zi, e gjithe vendet e Ballkanit te hapur te jene pjese e Komuniteti Euro_Atlantik, duke filluar me nje integrim me SHBA-në, dhe nepermjet saj, me gjithe pjesen tjeter te Europes, ku Rusia perfaqeson pjesen kontinentale te Europes, siç eshte konceptoar ne kohe
me te hereshme.
18. Me tremb mendimi, qe integrimi i “Territoreve me popullsi Shqipetare” te BE-në, te behet me ndermjetesimit te shteteve te ndryshme Europjane, si pershembull te Frances, Gjermanise, Italise, Greqise etj.
Nje proçe i tille mund te çoje qe pas disa dekadash shqiptaret do fillojne te asimilohen nga shtetet e me siperme, dhe kur te jete bere pjese e BE-se, nuk do kete me shqipetar, kosovar,….. Shqiperia do jete veten nje fakt historik.