Policia arrestime në Bashkinë e Sarandës dhe në Kadastër, në pranga drejtori i Urbanistikës, një juriste dhe një noter

J L

Policia e Sarandës ka arrestuar këtë të mërkurë, drejtorin e Urbanistikes në Bashkinë e qytetit bregdetar, një juriste në ASHK dhe një noter.

Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga është arrestuar këtë të mërkurë.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Rovena Alikaj, juriste në ASHK Sarandë, dhe Aleko Anagnosti, me profesion noter.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se ata, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror lulishte, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar aty.

Prokuroria ka lëshuar rreth 10 urdhërarreste, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga Policia.

Sakaq bëhet me dije se arrestime janë kryer edhe në Kadastër.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Po kur pas disa ditesh te kalojne ne arrest shtepie?pastaj harrohet ky grup dhe del tjetri e keshtu me rradhe!PO kush futet ne burg ne vendin e qelbesirave?

  • Jo vetem me keta ,se jane cironka , por meruni me shefin e tyre ne Tirane LAMEN , plus edhe te gjithe deputetet , ministrat e kryem te ketyre tre dekatave te fiundit , qe shkelin kushtetuten posacerisht per pronat .. Mos u ktheni ne qesharake , ceshtja e prones e kane lene vete leje ustallaret( balenat ) ,ketyre cironkave te vegjel te Sarandes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *