Shtrenjtohen karburantet nga sot, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin

J L

Janë rritur çmimet e karburanteve në vend.

Në vendimin e sotëm, Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës në 248 lekë/litri, atë të benzinës në 244 lekë/litri dhe të gazit 90 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 1 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
    • Edi më duket ne shkruajmë por përse duhen këto?
      Këta bordistët janë hajdutë trima se janë të shtetit.
      Nuk shohin gjë këta.
      Kanë lidhje virtuale me shefat e bizneseve të hidrokarbureve për ti paguar bordistët që këta të njoftojnë bukur dhe qartë për rritje të çmimeve.
      Jemi shtet koti që bëjmë sikur .
      Ky ka qënë stili dhe metoda e demokracis shqiptare kështu që varja.
      Kemi çfarë ju bëjmë këtyre marrësve të rrushfeteve të administratës shqiptare?
      Janë shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *