Risia e re e WhatsApp: Mund të ndryshoni mesazhet pas dërgimit

J L

WhatsApp me sa duket do të vijë me një risi të re. Së bashku me mundësinë e përdorimit të një llogarie të vetme në dy telefona të ndryshëm, mundësia për të redaktuar mesazhet pas dërgimit është një nga funksionet më të kërkuara mes mbi 2 miliard përdoruesve të WhatsApp në botë.

Dhe kompania, e cila është pjesë e grupit Meta, duket e gatshme t’i dëgjojë. Nga një pamje e ekranit e publikuar nga Wabetainfo, së shpejti do të jemi vërtet në gjendje të ndryshojmë tekstin e një mesazhi pas dërgimit të tij.

Do të funksionojë kështu: mbani shtypur mesazhin që dëshironi të korrigjoni, në mënyrë që ta zgjidhni atë,  klikoni në menunë me 3 pika dhe më pas klikoni Edit,  bërë ndryshimet dhe mesazhi do dërgohet përsëri.

Nuk është ende e qartë nëse do të ketë një afat kohorpër modifikimin e mesazheve, domethënë nëse opsioni Edit do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar minutash. Ende nuk dihet se kur do të jetë e  disponueshme kjo veçori.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *