“Bashkimi Evropian ka qenë më i hapur ndaj procesit të zgjerimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë“, këtë gjë e ka bërë të ditur i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak.
Në një intervistë për agjencinë MINA, Lajçak tha se Mali i Zi duhet të përfitojë nga momenti politik.
“Sigurisht, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jenë nervozë për atë propozim dhe Mali i Zi absolutisht nuk duhet të jetë nervoz për atë propozim. Ju keni perspektivën tuaj evropiane, premtimin e anëtarësimit të plotë dhe kjo nuk po ndryshon,” tha Lajçak.
Ai shtoi se është e drejtë që BE-ja po shqyrton përcaktimin e kontakteve me vendet që nuk kanë perspektivë evropiane, por kanë aspirata drejt Bashkimit.
“Nëse e shihni sa përparim ka bërë Shqipëria, sa po luftojnë Maqedonia e Veriut dhe Serbia dhe Mali i Zi tani koha e humbur duhet kompensuar. Lufta në Ukraine tregoi se zgjerimi i BE-së është proces teknik, jo politik, gjegjësisht se bazohet në vlera të përbashkëta. Ky është një moment të favorshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por zgjerimi nuk do të ndodhë vetvetiu”, tha ai.
j.l./ dita

TE HAPUR PER TE GENJYER PAFUND SHQIPTARET.
VITI 1981, Greqine e pranuat plotesisht anetare te BE, edhe pse nuk i kishte plotesur kushtet.
VITI 2004, Sllovakine e pranuat plotesisht si anetare te BE, edhe pse nuk i kishte plotesuar kushtet.
VITI 2007, Bullgarine e Rumanine i pranuat plotesisht si anetare te BE, edhe pse nuk i kishin plotesuar kushtet.
Proçesi i integrimit ne BE eshte si nje fizarmonike qe hapet e mbyllet ne funksjon te kushteve konkrete.
1. Ky proces nuk varet vetem nga BE-ja, por edhe nga ata qe duan te futen ne të.
2. Te gjithe duan nje “zgjidhje optimale” ne perputhje me interesat e tyre.
3. Si gjithmone ne radhe te pare jane interesat ekonomike.
4. Por pasi e kane arritur kete objektiv, “konstatojne”, se ky eshte nje proçes qe “në fillim do marrish dhe me vone do japish”.
5. Rezulton se disa nga detyrimet, qe ne fillim nuk i kishin mare seriozisht, apo nuk i kishin kuptuar drejte, pasqyrojne nje “sovranitet te kufizuar”.
6. Këtë “sovranitet te kufizuar” e kishin pranuar te gjithe ato shtete qe krijuan BE-në.
7. Por ato, edhe sot, kane pakënaqësi, ne raport me njeri tjetrin, qe “perfaqesojne tendenca centrifugale”, dhe qe “shpresojne ti perballojne”.
8. Ky eshte nje proçes i natyreshem, qe kerkon nje durim te madh dhe nje interval kohor shume te gjate.
9. Thënia e lashte: Roma nuk eshte ndertuar “brenda nje nate” mbete ne fuqi nga “pikpamja filozofike”.
10. Ne qofte se; “Konceptin e Integrimit ne BE”, e zgjerojme me “Konceptin e Integrimit Euro-Atlantik”, të gjithe popujt e kesaj zone do kene nje te ardheshme me te mire, me te sigurte, duke inkluduar ketu edhe Rusine.
11. Koha e kolonive, zonave, sferave hermetike te influences, ka kaluar dhe kerkesat per bashkepunim, per procese integruse “Hap pas Hapi” ka me prioritet ne perputhje, sidomos, me “eksperiencat negative te 100 viteve te fundit”
12. Por kjo nenkupton, se mendimi qe tani u zgjidhen te gjitha problemet, dhe koncepti “U BË DETI KOS” jane ide utopike.