“E vrava kunatin se njerësit më qortonin që s’po hakmerresha për nënën”

redaktor

Efektivët e  Komisariatit të Policisë Dibër  arrestuan Uran Skukën mëngjesin e djeshëm, duke e akuzuar për vrasjen e kunatit të tij, Basri Nikolli.

Hakun për vrasjen  e nënës Uran Skuka e ka marrë tek daja i fëmijëve të ij.

“Nuk mund ta duroja kapardisjen e vëllait të Hikes. Nëna ime kalbet në tokë dhe ai bredh i lirë. Dhe njerëzit e mi më kanë qortuar rëndë pse nuk merr hakun e nënës”, ka deklaruar në polici 41 vjeçari Skuka.

Nëna e Uran Skukës, Naime Skuka, është mbytur me vaj të nxehtë në vesh një vit më parë nga dy nuset e shtëpisë Xhemile dhe Hike Skuka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *