Sot Ditë Zie kombëtare në nderim të ish-presidentit Nishani, ceremonia zyrtare në Presidencë!

Amelda Amelda

Sot është Ditë Zie kombëtare në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani, pas një sëmundje. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ceremonia zyrtare e homazheve po organizohet, në mjediset e institucionit të Presidencës. I pari që ka kryer homazhe, ka qenë kreu i shtetit Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij e madhe.

Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.

Trupi i ish-presidentit do të shoqërohe nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas do të përcillet për në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë 3 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium, dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.  Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

a.m/dita

Share This Article
9 Comments
  • I nderuar qofte kujtimimi tij! Por me falni te me fale edhe Zoti! C’po ndodh! Ky jari kapteri na u be papritur figure e madhe presidenti? Nga vegel e Saliut u be president hero? Vetem qendrimet pro Saliut pas shpalljes “non grata” tregojne per nivelin shume te ulet te ketij njeriu! Vdis pa te te dua! Hipokrizia e politikaneve shqiptare ka arritur shkallen me te larte! Ngushellime familjes por keto qe po thuhen dhe behen jane nje poshtersi! A do te beni njelloj edhe pas ikjes se Saliut nga kjo bote?!

  • Kushedi ç’do behet kur te ngordhi kanseri, druzhe Sal, shpellaret do futen ne shpellat nga kane dale. Mjere Serbia e grekeria.

  • Zi Kombètare?! Tè tilla zi kombètare paqim sa mè shumè. Njerèz fallco, pa respekt e identitet nè politikèn kombètare. Kjo nuk pèrjashton ngushèllimet pèr familjen qè e ndjejnè zinè pèr sè vèrteti.

  • KETU ESHTE BER TE ÇJERRESH BYTHEN ME THONJ ÇFAR BERI BUJARI PER KOMBIN DHE POPULLIN QE I ATRIBOJN TER KETO MERITA APO PSE U PASURUA PER VETE DHE NJERZIT E VET USHTARI I SALI KANCERIT E PERDORIN SHQIPERINE SI PRONEN E TYRE DHE NE I NDEROJM KETA TE GJITH JAN PLERA HAJDUTER DHE NJERZ PA DINJITET

  • Po kur te vdese Saliu, Edi, Tritani, Lek Plepi, Gjiknuri, Beqja?!
    Mjerim, zi kombetare!
    Te jemi te forte!
    Vetem mos te vdesin Edi Paloka e Taulant Balla!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *