Florian Përvathi është një ndër emrat më të diskutuar në muajt e fundit në Shqipëri. 17-vjeçari vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit.
Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.
Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn. Shqipëria Live ka arritur të depërtojë në institucionin e të miturve në Kavajë aty ku po qëndron 17-vjeçari.
“Një ditë e imja këtu është e qetë. Merrem me aktivitete të ndryshme. Pikturoj shumë, më pëlqen piktura. Kur mërzitem futem në dhomë e pikturoj. Pikturat e mia dua t’i ekspozoj, por dhe t’i dhuroj për bamirësi.
“ Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar.
“Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më.
“Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më provokonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot
“Kam gabuar dhe jam penduar, i shpreh ngushëllime familjes së Lekës.Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën. Shpresoj që kur të dal të bëj shkollën dhe të hap ekspozita”, – tha Florian Përvathi ndër të tjera. /Tch
o.j/dita

Ky djale duhet ndihmuar, sepse nuk pati nje dore te ngrohte ta udhezonte.
Opinioni i krahines, e beri kriminel qe femije.
Mendoj qe ai mund te ndikoje shume per te vleresuar njeriun ne ate zone.
Gjakmarrja nuk eshte zgjidhje, opinioni e beri ate te kryej vrasje.
Ne burg eshte i sigurte se po doli e presin Lek Ndoja Ndue Gjon Biba Marku Preng Lleshajt. Duhet me pas kujdes dhe nga Ded Nikoll Gjin Ndre Pâli
Djaloshi ne fjale eshte viktim e sistemit,zakonit dhe shoqerise primitive ku jetojme.Ne kohen e mbreterise kishte nje parim per mbarevajtjen e shtetit:
Ne veri shpernda ca arme me shume te vrasin njeri tjetrin me kanun e nuk do te merren me pushtetin.
Ne jug hap kufijte e jepu viza per tu larguar sa me shume dhe do te jemi te qete prej tyre.
Ne Shqiperin e mesme shtoni ca xhandare (Police me shume)per te mbajtur qetesine dhe s’ka probleme.
Ky parim eshte perdorur e vazhdon te perdoret per sundimin e grabitesve te vendit.Gjakmarrja eshte fenomen qe minimizohet me zbatim ligji.Ne diktature kjo u realizua,sepse shteti i dilte zot qytetarit,duke mos lejuar vetegjyqesi.Vetegjyqesia konsiderohej krim qe ndeshkohej shume ashper.Le te funksionoj drejtesia dhe do te shohim si gjakmarrja do te zvogelohet.