Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1.4 vite burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi. Sipas SPAK, ish-drejtori i RTSH-s, Thoma Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.
Thoma Gëllçi u prangos me urdhër të prokurorisë së posaçme në tetor të vitit të kaluar si i dyshuar për tenderin e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 87 milionë lekë të reja.
I mbajtur gjatë 2018 ky tender u konstatua me shkelje duke nisur që nga shpallja e procedurës, mbas lidhjes së kontratës në dhjetor , u caktua si kusht afati 45 ditor, por sipas SPAK një javë pas përfundimit të këtij afati , ish drejtori i përgjithshëm firmosi shtesë kontrate.
o.j/dita
