COVID në vend: 53 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orë

J L
Nje pacient i infektuar me koronavirus me oksigjen brenda ambulances ne hyrje te Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. Javet e fundit Shqiperia ka patur rritje te madhe te rasteve me koronavirus, COVID 19. /r/n/r/nA patient infected with coronavirus with oxygen inside the ambulance at the entrance of the Infectious Diseases Service at the Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, who has turned to quarantine, and has received the name COVID Hospital 1. In recent weeks Albania has had a large increase in cases with coronavirus, COVID 19.

53 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 594 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:

28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë.

Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 53

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 594

Testime totale 1,830,218

Raste pozitive 276,275

Raste të shëruara 272,471

Raste Aktive 307

Humbje jete 3,497

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203

Fier 33

Vlorë 22

Gjirokastër 18

Durrës 9

Korçë 8

Elbasan 4

Shkodër 3

Dibër 3

Lezhë 2

Berat 1

Kukës 1

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *