Trafikonin kokainë familjarisht në Greqi, në pranga gruaja shqiptare me të birin

J L

Një shqiptare është arrestuar bashkë me te birin, në ishullin grek të Rododsit, pasi akuzohen për posedim dhe trafikim kokaine.

Ndërkohë është shpallur në kërkim babai shqiptar 43-vjeçar.

Mediet greke shkruajnë se 43-vjeçari është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.

Djali 24-vjeçar merrte dhe shpërndante tek palë të treta sasi droge për llogari të babait të tij, 43-vjeçarit të shpallur në kërkim.

24-vjeçari u arrestua nga policia greke teksa po transportonte kokainë me peshë 1 kilogram e 191 gram.

Gjithashtu, atij iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *