I nxehti afrikan “pushton” vendin, sa pritet të shkojnë temperaturat ditët në vijim

J L
TEMPERATURAT E LARTA NE TIRANE - Dy vajza duke u mbrojtur me cader nga rrezet e diellit ne nje nga rruget e Tiranes. Temperaturat e nxehta te veres, kane bere qe turiste te shumte, ti drejtohen pishinave dhe bregut te detit, per t'iu larguar vapes. /r/n/r/nHIGH TEMPERATURES IN TIRANA - Two girls holding an umbrella to be protected from sunlight in Tirana. Hot summer temperatures have led to numerous tourists, to address pools and the sea coast to escape the heat.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e larta, të cilat pritet që të rriten edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.

Dita e premte dhe e shtunë do të ketë rritje temperaturash në të dyja vlerat, ku ato maksimale do të arrijnë në 35 gradë Celcius.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe gjatë ditës së diel dhe të hënë.

Ndërkohë që ditën e martë pritet të ketë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, çka do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, të cilat nuk do të shkojnë më shumë se 28 gradë Celcius.

Kujtojmë që meteorologët kanë parashikuar një verë të nxehtë dhe të thatë për këtë vit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *