“Jahte luksoze dhe avionë”, SHBA ‘godet’ elitat ruse të lidhura me Putinin, shpall sanksionet e reja ndaj Rusisë

J L
U.S. President Joe Biden speaks as Antony Blinken, U.S. secretary of state, left, and Lloyd Austin, U.S. secretary of defense, right, listen during a cabinet meeting at the White House in Washington, D.C., U.S., on Tuesday, July 20, 2021. Biden administration officials say they're starting to see signs of relief for the global semiconductor supply shortage, including commitments from manufacturers to make more automotive-grade chips for car companies. Photographer: Al Drago/Bloomberg via Getty Images

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten për rundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë si pasojë e pushtimit të Ukrainës, duke synuar zyrtarët dhe elitat që kanë lidhje me Qeverisë ruse me një mori sanksionesh të reja financiare e diplomatike, raportoi CNN.

“Sanksionet e fundit, të lëshuara nga Departamenti i Thesarit dhe i Shtetit, synojnë asetet luksoze të disa elitave të shquara ruse – duke përfshirë disa jahte dhe avionë që u përkasin bashkëpunëtorëve të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ‘kompanitë e menaxhimit dhe shërbimeve të aseteve luksoze’ që punojnë për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-së”, thuhet në një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Departamenti i Tregtisë lëshoi ​​gjithashtu sanksione të reja që kufizojnë aftësinë e Rusisë për të siguruar teknologji ushtarake.

Sanksionet synojnë disa elita dhe zyrtarë qeveritarë të shquar rusë, duke përfshirë biznesmenin rus God Nisanov, të cilin Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e quan “një nga njerëzit më të pasur në Evropë dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i disa zyrtarëve rusë” dhe zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se sanksionet e fundit janë të dizajnuara “për të goditur pushtimin dhe për të forcuar sanksionet si presion ndaj Putinit”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *