Dadoja në Itali hedh nga dritarja fëmijën për të cilin po kujdesej

J L

Një ngjarje e rëndë u shënua në Itali më 31 maj, kur Monica Santi, një dado 32-vjeçare hodhi nga dritarja fëmijën për të cilin po kujdesej.

32-vjeçarja ka pranuar se ishte ajo që e hodhi fëmijën.

Ajo u arrestua të martën në Soliera, Modena dhe pranoi përgjegjësinë gjatë seancës dëgjimore të vlefshmërisë.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat, dyshohet se e reja vuan nga një sëmundje psikologjike. Ansa shkruan se do të urdhërohet kryerja e një raporti psikiatrik.

Ajo ndodhet në burg në Modena e akuzuar për tentativë vrasjeje.

Nga ana tjetër, fëmija ndodhet i shtruar në spitalin Maggiore të Bolonjës me një prognozë të rezervuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *