VIDEO: Marine Le Pen qëllohet me vezë gjatë turneut të saj për zgjedhjet parlamentare të qershorit

Amelda Amelda

Ditën e djeshme, Marine Le Pen për të mbështetur agjendën zgjedhore të kolegut të saj, Guillaume Florkin, kandidat për zgjedhjet parlamentare të qershorit, ka kryer një vizitë në komunën Saint-Amand-les-Eaux, në veri të Francës.

Teksa ecte në rrugë, është shënuar një incident, ku një person nga turma e ka qëlluar me vezë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i truprojave të saj, të cilët e rrethuan ish-kandidaten për presidente, rivalen e Emannuel Macron-it në zgjedhjet e shkuara.

“Truprojat reaguan menjëherë, çështja u zgjidh shpejt dhe ajo vazhdoi rrugën. Një person nga turma e qëlloi me vezë”, është shprehur një dëshmitar, i cili ishte në vendngjarje kur Le Pen u qëllua.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *