Siç është traditë çdo fundvit, edhe sivjet Koncerti i Vitit të Ri nga Orkestra Filarmonike e Vjenës do të mbahet në sallën e artë në kryeqytetin austriak.
Koncerti do të dominohet nga muzika e dinastisë Shtraus. Por për herë të parë në 70 vjet të traditës së fundvitit, në koncertin e këtij viti do të luhet edhe muzikë nga Verdi dhe Vagner.
Kjo bëhet në nderim të dy kompozitorëve të mëdhenj, të cilët kanë 200-vjetorin e lindjes. Gjigantët e muzikës klasike botërore do të vijnë në koncert përmes dy pjesëve të luajtura nga orkestra, në ditën e parë të vitit 2013.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
