Elbasan, mori 2800 euro e mashtroi tregtaren, në pranga Musteqja

anazapta

Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar ka bërë dje të mundur ndalimin e Florenc Musteqja, 35 vjec, banues në fshatin Kuqan. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë mashtruar më shumë se një herë tregtaren A. M., 45 vjeçe, banuese në fshatin Levan të Fierit, duke mos ia sjellë mallrat e përdorura të blera në Greqi, për në Shqipëri, me vlerë 2800 euro të parapaguara. Ndaj të dyshuarit u ngrit akuza e “mashtrimit” dhe dosja i kaloi prokurorisë vendore.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *