Mes meje e Skënder Sallakut…

anazapta

Doja të shkruaja diçka për Skënder Sallakun, por nuk më le hija e tyre. Gjithmonë kam pasur një dëshirë, nga ato që njeriut i rrinë në sfondin e trurit pa u materializuar asnjëherë: të punoja një herë me Skënder Sallakun. Për mua ai ishte një aktor i mbetur gjithashtu në pjesën e pasme të skenës së asaj gjësë bërtitëse që ne për mungesë konvencionesh vazhdojmë ta quajmë “art”. Por ja që nuk flas dot për Sallakun, sepse vendin e të gjithëve atyre që mund të flisnin për të e zuri politika.

Ajo nuk ka asgjë për të thënë në këtë rast, përveç frazave standarde që nuk i vlejnë askujt. Marifeti i shumë personaliteteve të politikës që bëjnë PR në të tilla raste, nuk nis e nuk mbaron me Sallakun. Shohim njerëz që nuk lexojnë asnjë libër prej 20 e kusur vjetësh, që zënë kryet e vendit në promovime librash, apo në ekspozita arti pamorë që për ta është thjesht “pikturë”. Janë aty, vetëm se janë “figura”. Edhe pse mesazhet e tyre janë boshë dhe nuk përfaqësojnë asgjë në këtë rast.

Sigurisht, politikanët bëjnë mirë që nderojnë kujtimin e një artisti. Por do qe më mirë ta respektonin me heshtje. Le të ruajnë një minutë heshtje, dhe le t’i lënë vend në kamera atyre që kanë VËRTET diçka për të thënë.

Nëse shteti shqiptar mendon se po nderon një kujtim duke dërguar një figurë të lartë të shtetit për të folur para kamerave për këtë “humbje të madhe”, do bënte më mirë

që “Sallakëve” t’u krijojë kushte për të krijuar dhe për të punuar si njerëz.

Po të pyesësh figurat e shtetit se çfarë punonte dhe ku e kanë parë në një shfaqje së fundmi të ndjerin Sallaku, jam i sigurt që nuk do kishin ç’të thonë.

 

Share This Article
6 Comments
  • Ashtu si zoti Mustafa Nano para pak ditesh edhe zoti Cukali kritikojne nder te tjera qendrimin e perfaqesuesve te shtetit. Mendoj se kane te drejte per t’i kritikuar politikanet tane per mungesen e kujdesit ndaj artisteve te shquar kur ata jane gjalle, por jam i sigurt se do ta kursenin kritiken per qendrimin protokollar te shtetetareve, kur artistet ndahen nga jeta.
    Kritiken (ne kete aspekt) nuk do ta benin ne qofte se do harxhonin pak kohe per te lexuar ate qe quhet Protokolli Shteteror, i cili eshte i ngjashem, per te mos thene identik, me protokollet e cdo shteti modern. Dhe, ne rastet e fundit, protokolli shteteror eshte respektuar. Nese nuk do respektohej, atehere do ishte turp per shtetaret tane.

  • Ne precedentin Vaçe po flas edhe une dy fjale ! Krimineli Skender Sallaku na la ! Ky krminel , perqeshi , talli , anatemor gjithe disidentet e Komunizimit neper skecet e tij ! Talli e perbuzi , ata qe nuk punonin , ata qe pervetesonin , ata qe hanin shokun mbas shpine per karrire , ata qe ishin te paafte ne pune si hipokritet dhe servilet , parazitizmin etj. ! Pra shkurt gjithe disidentet e Partise se Punes , duke dhene nje kontribut te shquar ne forcimin ekonomik dhe moral te diktatures ! Kete e bera per te qene “demokrat” apo kurvist ne perputhje me poltiken zyrtare , pavaresisht se po te ishte gjalle i ndjeri do te me tallte dhe mua .

    Tani kam edhe dy fjale nga vetja : ” E paharuar qofte memoria per “armikun” e vesit Skender Sallaku ! Ti Skender Sallaku , do te mbetesh ne memorie , sepse na ke bere te qeshim me groteskun e vesit dhe te veseve , qe jane te tilla ne te gjithe historine njerezore ! Ani , mos u ligeshto , pse sot hajduti dhe paraziti jane ne pushtet , pse hipokriti do te te njollose , pse kjo kohe eshte koha “kur nderi i ulet ne gjunje vesit dhe i kerkon ndjese” (ka thene Hygoi) ! Ti nuk do te mbetesh ne memorien e kesaj kategorie per mire ! Por ne mendjen dhe zemren e shumices se njerezve eshte e sigurte se PO !

  • Po qe ke rrjedhur fare more cukal. Po dhe per te shkruar ndonje gje kaq me vlere nuk e paske shkruar se ke pritur te te liroje radhe politika??
    Po kamerat aty ishin po cfare kishin qe s te drejtoheshin ty ???
    Dhe ti cfare ke qe nuk na thua ndonje gje por vetem me politikane merresh. Nuk do te ishte me mire te mos merreshe me to por te merreshe me njerez te thjeshte?
    Tani ne fund po pyes: Cfare kishe per te thene per Skenderin o burre thuaje ?
    Apo perseri s te lene politikanet?

  • Cudi qe do te fillonte edhe xhelozia, kete se kisha menduar, ka xhelozi ne dashuri, ne nje vend pune, artistet ndermjet tyre, jo artistet e medhenj, xhelozi kane artistet me shpirt te vogel, por qe te filloje xhelozia e gazetareve me qeverine apo nje ministri kulture, kjo eshte per te vene duart ne koke.
    Eshte nderi me i madh, per nje artist, qe ka lene nje epoke, ne jeten e tij, te vleresohet maksimalisht nga nje qeveri.
    Por eshte edhe ne nderin e qeverise dhe ministrise se kultures, qe nuk i harron artistet qe bene epoke.
    Juve xhelozeve, doja tju thoja, nuk gjetet ndonje salle bosh apo si, mos qeveria dhe ministria perkatese ja u kishte zene te gjitha sallat e kryeqytetit dhe ju skishit vend ku ta nderonit artistin?
    Ndoshta ky 23 vjecar ju beri me imunitet ne idjotesi dhe tani qe ju behet thirrje, Mbaroi koha e idjoteve, juve po ju duket cudi, se paska edhe kohe normale, ku te jetosh si nje njeri normal.

  • Sa nisa te shkruaja dicka, tani s’ka me rendesi : ) Folks, make your mind up. A eshte lajmi kryesor me ”foto te madhe” ne Top-faqja pare, a rotacion pa pushim? Deputeti, Zana, Skenderi, e te pakten 12h duhet aty, per postime etj…se pastaj behet lajm-per-ore, si tabllo sinoptike : )

    Nejse. K.C. me pelqen si gazetar, ka ”integritet e shkrim cilesor per mendimi tim”

  • jam me Lleshin,me ne fund e hoqem qafe Skender Sallakun,kete armik te betuar te Rrumpalles.Hoqem qafe Vaso Vangjelin,Hoqem Vaçen me lutje ne”kishat e xhamiat”e paneleve televizive,qe jane te perpikte ne orare dhe dite te javes si droga e forte.Me sakte,nje skeç 3 minutesh i Skender Sallakut flet me shumese 2 ore Opinion fevziu apo 3 zona te kellira te arjan çanit,por nuk e kemi ne dore ne,e kane ne dore drejtuesit palaço te Droges-Televizion se ç’te japin dhe çuditerisht keta pasurohen nga kjo merdè ideologjike.Edhe neverine ndaj politikes na e ushqyen keto televizione,duke e ofruar tere diten perpara fytyres.Nuk e dija qe tregtimi i merdè-s te krijonte kaq shume perfitim.Por mos u dekurajoni,tashme kemi nje dozine artistesh e shkrimtaresh te plakur per t’i hequr qafe,jane rradhe-rradhe,saqe nekrologjia e njerit mund te sherbeje gati edhe per tjetrin,veç tu nderrojme emrat.Do dale ne fund Lubonja me çiften e tij teke dhe do t’i kepuse ca saçme kunder rrymes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *