Çili bën bashkë Laurën me Gridën

anazapta

Gjatë kësaj jave në 59-vjetorin e lindjes së Gramoz Pashkos, Fondacioni për Liri Ekonomike promovoi në Universitetin Europian të Tiranës çmimin “Pashko” për punimin shkencor më të mirë me tematikë liberale. Mes shumë të pranishmëve në këtë event, të cilët e kanë njohur dhe kanë punuar me profesor Pashkon, ishte edhe bashkëshortja e tij, si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Dhe pas gjithë këtyre, sigurisht , ishte Henri Çili. Përpos seriozitetit, ajo që na bëri përshtypje ishin dy “të bukurat” e Partisë Demokratike. Në këtë ngjarje nuk ka munguar zëri dhe figura e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi dhe ajo që aspiron të bëhet numri dy i kësaj force politike, Grida Duma. Fotot janë publikuar ne Facebook-un e Laurës, komentuesit duan të gjejnë dhe janë në garë se për çfarë janë duke biseduar dy të “bukurat dhe të zgjuarat” e PD-së?!

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *