Këngëtares së famshme, Rita Ora, duket sikur nuk i ka dalë “inati” me ish-të dashurin Rob Kardashian, madje ajo nuk nguron të thotë se… “do ta vriste”. Në fakt, ndarja nga vëllai i Kim Kardashian nuk ishte aq dramatike, por Rob Kardashian i krijoi mjaft “dhimbje koke” Ritës, kur ai përmes “Tuitterit” filloi të shkruante fjalë shumë fyese dhe deklarata të ulëta ndaj ish-të dashurës. Këngëtarja me famë botërore, e ftuar në një emision në një radio australiane, ka shfryrë keq ndaj Rob Kardashianit. “Unë do të martohesha me Robert De Niron, do të flija me Robert Pattinsonin dhe përfundimisht do ta vrisja Rob Kardashianin”,– ka thënë Rita në emision. Epo, këtu e kuptojmë, madje dhe e justifikojmë, në fund të fundit ka gjak shqiptar J.
