INSTAT ka publikuar shifrat më të fundit të anketës së forcave të punës, me të dhënat deri në fund të 2012-s. Sipas këtyre informacioneve rezulton se sektori I ndërtimit është ai që ka humbur më shumë vende pune, duke reflktuar krizën e thellë që po kalon ky sektor.
Sipas INSTAT, të punësuarit në këtë sektor kanë rënë në 29 mijë në fund të vitit 2012, nga 35 mijë në vitin e mëparshëm dhe 56 mijë që ishin të punësuarit në ndërtim në vitin 2003.
Të njëjtën tendencë kanë dhe të punësuarit në industrinë përpunuese, të cilët nga rekordi i lartë prej 63 mijë që kishin arritur në 2011 zbritën në 50 mijë në 2012.
Ulja e të punësuarve në këto dy sektorë është kompensuar me hapjen e vendeve të reja në tregti, nga 65 mijë persona në 2011 në 83 mijë vetë në 2012, duke përbërë gati 20% të të punësuarve në sektorin jo bujqësor.
Në sektorët e tjerë numri i të punësuarve nuk ka shënuar ndryshime të dukshme nga viti në vit. / MONITOR
