PD kërkesë Kuvendit, Halimi: Të verifikohen gjobat e rrugores

redaktor

Opozita i ka kërkuar mazhorancës shpalljen e moratoriumit për ndërprerjen e menjëhershme të proçedurës së vjeljes së gjobave, për të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor që janë konstatuar nga policia rrugore.

Nisma është dorëzuar në Kuvend nga grupi parlamentar demokrat dhe sipas deputetit, Eduard Halimi, proçesi duhet të zgjasë deri në verifikimin e ligjshmërisë për të gjitha gjobat e vendosura ndaj qytetarëve.

Demokratët kërkojnë fshirjen e gjobave nga sistemi për gjithë ata qytetarë që nuk janë njoftuar për masën administrative brenda afatit 30 ditor dhe këtë kërkesë ata e bazojnë në Kodin rrugor.

Për verifikimin e të gjitha kundravajtjeve administrative, ligjshmërinë e policisë në këtë proçes, por dhe urdhrin për pengimin e lëvizjes lirisht jashtë shtetit të qytetarëve shqiptarë që kanë gjoba të papaguara, demokratët kërkojnë ngritjen e një nënkomisioni për të drejtat e njeriut pranë komisionit për çështjet ligjore.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *