SMS në DITA
Në 0689073730
Fjala është, së pari për mbarëvajtjen pa pengesa të punës në institucionet e arsimit parauniversitar dhe së dyti, përmirësimin e metodologjisë të provimeve të Maturës Shtetërore. Viti shkollor 2013-2014 në pak muaj mbyllet dhe nuk do të ishte normale, madje me asnjë efektivitet që të bëheshin lëvizje të drejtuesve të shkollave, përjashto rastet emergjente. Sipas traditës që është krijuar në vite, gjithsesi e vlefshme, organizimi dhe shpërndarja e mësuesve dhe kuadrit drejtues për shkollat bëhej para muajit Shtator të çdo viti, në bazë të një pune të studiuar dhe të planifikuar në plotësim të organikës së shkollave. Një punë të tillë shkencore duket se po bëjnë organet vendimmarrëse të arsimit në zbatim të programit të qeverisë. Zërat për ngadalësi në ndërrimet e drejtuesve nuk janë të bazuara në ligj dhe nuk mund të dëgjohen, pasi kjo forcë politike qeverisëse është e vendosur të bëjë shtetin që u ka munguar shqiptarëve, por me alternimet drejtuese, me të cilat tashmë jemi duke u mësuar në dobi të punës. Të gjithë pranojmë se arsimi nuk ka ngjyrime politike, prandaj opinioni qytetar shqiptar vlerëson pozitivisht maturinë e qeverisë të lidhur me kryerjen e reformave në arsim. Kjo u ka dhënë mundësi institucioneve të arsimit parauniversitar t’u dedikohen detyrave e misionit të tyre. Qartazi dihet se shkolla është vendi ku mësohet dituri dhe i tillë duhet ruajtur kurdoherë. Përparim Shullazi, Krujë.
