Letër e nënshkruar
Fatush Malsori, Shijak
Përshëndetje Dita. Jam një qytetar nga Shijaku. Me ndërgjegje po ju informoj se ka lindur një pakënaqësi e madhe e qytetarëve të Shijakut ndaj CEZ Shpërndarje (kur them ndaj CEZ, nënkuptoj qeverinë). Më ka bërë përshtypje të madhe drejtuesi i ri ka hedhur në aktivitet administratën e ndërmarrjes duke bërë presion ndaj qytetarëve të Shijakut e duke i ndërprerë energjinë, duke i lënë pa drita, bukë e ujë. Kjo administratë ka abuzuar me qytetarët edhe në kohën e qeverisjes Berisha e për të mbajtur vendin e punës dhe për të krijuar një personalitet në vetvete, bëjnë maskarallëqet më të mëdha e krijojnë pakënaqësi në masë. Këta persona janë të aftë të bëjnë çdo gjë për vendin e punës, të vrasin nënë e baba. Në rast se vazhdojnë me abuzimet ndaj qytetarëve, si këtu në Shijak, edhe në qytetet e tjera, duke iu hequr njerëzve bukën e gojës, kjo do të jetë në dëm të gjithë shoqërisë. Do të lindin pakënaqësira të theksuara. Me respekt! Fatush Malsori, Shijak.

hahahha o Tush Malesori shume mire jua bejne shkoni dhe paguani energjine elektrike ju qe te jeni ne rregull me shtetin.
O Fatush Malsori!!!
Ke derdellitur shume,por nuk ke thene ate me kryesoren:
PSE UA KA PRERE DRITAT CEZI????
Ne se do ishje ne rregull me pagesat me siguri do e thoje,por ju shijaksit nuk jeni me te mire nga ne te tjeret qe i paguajme!!!
HARROJENI KLIKEN E Berishes,qe ju blinte votat me dritat!!!
Tani filloi shteti ligjor:
TE GJITHE NJELLOJ PARA LIGJIT!!!
Kerkojini Berishes ca leke ne se u jane mbaruar,ndryshe dilni tek semafori!!!