Fituesi i javës në Gjeni Diçiturën

redaktor

Ferit Fixha, është fituesi  konkursit “Gjeni diçiturën” për javën e kaluar. Ekonomisti 63-vjeçar është shpallur fitues me diçiturën: “Prej atij që trurin zboi, na ka marr lumi dhe përroi”. Dje, Feriti ka qenë mik në redaksinë e “Ditës” për të marrë dhuratën dhe për të na dhënë disa mendime mbi gazetën.

“Ditën mes miqsh e quajmë gazeta jonë. Është gazetë që u ka fituar zemrën lexuesve me kurajën e saj. Më pëlqen veçanërisht rubrika shumë e bukur, opinion, ku vjen drejtpërdrejt fjala e lexuesit të gjerë, me hallet, problemet, shqetësimet dhe mendimet që kanë.  Mbi të gjitha dua të përshëndes mjeshtrin tuaj të karikaturave që i jep Ditës një identitet shumë të veçantë dhe të këndshëm për ne lexuesit”.

E pyesim fituesin tonë të kësaj jave edhe për sugjerime në lidhje me Ditën. “S’ka gjë të përkryer, çdo gjë mund të përmirësohet. Po ju them një mendim konkret. Nga profesioni jam ekonomist. Do të bëhej akoma më interesante kjo gazetë sikur të  merrte edhe mendimin e ekonomistëve sot.  Do të doja pak më shumë trajtesa ekonomike edhe të faqja e opinioneve”.

Gjatë bisedës me zotin Ferit mësojmë se është shumë i pasionuar edhe pas letërsisë madje ka botuar disa libra.  Ai është baba i katër fëmijëve. Familja Fixha banon pranë tregut elektrik, në rrugën “Todi Shkurti”.

Feriti largohet nga redaksia duke na thënë që orën e fituar nga loja jonë, ai do t’ia bëj dhuratë nipit, pikës së tij të dobët.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *