Tiranë, të miturit në grabitjen me dhunë të një makine

anazapta

Dy të mitur janë arrestuar dje nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohen si autorë të grabitjes me dhunë të një makine. Të ndaluarit janë R. C., 17 vjeç, dhe K. C., 16 vjeç. Kapja u krye në rrugën “5 Maji”, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e një thike, i kanë vjedhur makinën tip “Mercedez Benz”, me targa TR1230E, drejtuesit Endrit H.,. Pas ndalimit, po hetohet për ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërsa dosja i kaloi prokurorisë për akuzën “vjedhje me dhunë”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *