Për ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1914

anazapta

Letër e nënshkruar

Manxhar Takaj

E nderuar Dita. Këto ditë qarqet greke të teorisë së vorio Epirit dhe Megalidesë, po përkujtojnë me pompozitet 100 vjetorin e krijimit të shtetit autonom të Vorio Epirit, por indirekt edhe duke u krenuar për masakrat që kanë bërë ndaj shqiptarëve. Një tubim i madh u bë këto ditë në Athinë dhe një shtetas Grek në Himarë shpërndau fletushka që bënin thirrje për tu ngritur ashtu si parardhësit e tyre 100 vjet më parë dhe për të marrë Vorio Epirin.

Po ne çfarë duhet të bëjmë? Na takon neve më shumë se kujtdo tjetër për të bërë tubime përkujtimore, për të kujtuar dhe nderuar luftëtarët e asaj kohe, për të përkujtuar e nderuar ata mijra burra, gra e fëmijë, viktima të pafajshme, që u thern nga andartot grekët në mënyrat më të përbindëshme që njeh njerëzimi. Është gjëja më minimale dhe njëkohësisht detyrim që ato ngjarje të trajtohen nga historiografia jone, të përfshihen në tekstet shkollorene dhe të ngrihen memoriale e monumente përkujtimore. Nuk do të ishte e tepërt që ngjarjet e vitit të mbrapshtë 1914, masakrat, djegiet e fshatrave dhe shkatërrimet e gjithçkaje, t’jua kujtojmë grekve herë pas here dhe t’ju kërkojmë atyre që të lypin ndjesë. Ju pershendes Manxhar Takaj

Share This Article
2 Comments
  • Zoti Manxhar,

    Greket e kane me pashe lirine qe te kerkojne Vorio Epirin e te festojne masakrat qe bene ndaj popullsise came, por ne nuk e kemi ate te drejte se ndjekim keshillat e Merkelit, nen te cilat s’duhet te krijojme tensione ne Ballkan, se keto jane ngjarje te se kaluares ne thonjza, packa se greket i sjellin te fresketa ne mes te dites me diell. Keshtu si dele rrime e si dele hame, se qeveritaret tane e kane ne terezi.

    Por zotrote, nuk humb gje ne se ja con kete leter Zotit Kryeminister, edhe sikur ta dish qe ai nuk do te beje gje, thjesh beje te tenden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *