Kopshti Zoologjik i Tiranës, ky vend i pandreqshëm! Sa herë është folur e shkruar për të, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, po askush ama. Ka rreth 6 hektarë ambient dhe vetëm 17 specie kafshësh. Së fundi, ka mbi krye edhe një “medalje” pasi është shpallur si një ndër kopshtet më të trishtuar në botë. Më shumë se sa një kopsht ky është burgu i kafshëve! Kështu e ka cilësuar disa ditë më pare portali “Socialphy” kopshtin tonë zoologjik, duke e renditur atë krahas simotrave në Kabul, Mumbai apo Gaza si 6 ambientet më të trishtuara.
Ne shkuam për të parë më nga afër gjendjen në të. Për të dy miliontën herë gjatë këtyre viteve të fundit, pamë se shumica e kafshëve mbahen në dhoma të vogla, të shtruara me pllaka spitali. Majmunët ulen të trishtuar në qelitë e tyre, shqiponjat mbahen me zor në degë të papërshtatshme, ndërsa arinjtë ecin në kafaze me zinxhir shumë të vogla për madhësinë e tyre. Për të mos folur për Luanin, ndoshta, mund të jetë vendi i vetëm në botë, ku ai nuk ndihet.. mbret, por thjeshtë një kafshë e gjorë. Lepujt duken më të shkathët, ndërsa Gjeli i Detit, duket më i lumturi.
Mbajtja e kafshëve në kafaze primitive dhe mjaft të vegjël, bën që kopshti të humbë kuptimin kryesor për të cilin është krijuar, kënaqësinë! Jonel Kristo, aktivist i shoqatës në mbrojtje të kafshëve, e njohur si “ARSA” shpjegon pse Kopshti Zoologjik i Tiranës mund të quhet plotësisht i degraduar. Në varësi te Bashkisë së Tiranës, këtu investimet vijojnë të mungojnë prej vitesh. Punonjësit shprehen se pjesa më e madhe e kafshëve janë në moshë të madhe dhe ato pak mund të ngordhin. Përveç një ujku dhe një shqiponje, fauna jonë nuk përfaqësohet me ndonjë specie tjetër të egër. Por, kopshti zoologjik i Tiranës është edhe tregues i kulturës tonë në raport me sjelljet ndaj kafshëve. Këto fotografi përligjin qartë veprime të ndaluara, të cilat sipas ligjit “Për mbrojtjen e faunës se egër” do të duhet të gjobiteshin deri në 50 mijë lekë. Edhe mos zbatimi i këtij ligji, bëri që disa ditë të miratohej në Parlament moratoriumi dy-vjeçar për gjuetinë! Me gjithë alarmin që ngrenë mediat herë pas here, historia me kopshtin Zoologjik, vazhdon…
* * *
Propozimi, një menaxhim privat për kopshtin
Marrëdhënia e kafshës me njeriun ka qenë gjithmonë e ngushtë, aq sa thuhet se këta të dy bashkë, bashkëjetojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Për të komentuar më shumë mbi gjendjen në Kopshtin Zoologjikë të Tiranës kemi folur me Jonel Kriston, ekspert menaxhimi dhe aktivist i shoqatës, “Animal Rescue Albania”
Jonel, si e shihni dhe si e komentoni gjendjen në Kopshtin Zoologjik?
Gjendja aktuale në Kopshtin Zoologjik të Tiranës është larg standardeve më minimale ndërkombëtare të trajtimit të kafshëve të egra në robëri. Mbi të gjitha, kushtet aktuale janë në shkelje të plotë edhe të ligjeve vendase që rregullojnë mënyrat dhe metodat e përshtatshme për trajtimin e kafshëve të egra. Kopshti Zoologjik është modest në madhësi dhe përmbajtje, dhe si i tillë kërkon investime modeste për t’u rikthyer në standarde ndërkombëtare. Ndryshe nga modelet e kopshteve zoologjike me hapësira që ngjajnë me habitatet natyrore, kopshtet me kafaze janë pjesë e standardeve globale. Por cilësia e këtyre kafazeve, ambientet, madhësia, dhe higjiena, duhet të përmirësohen. Në kopsht si ai i Tiranës, mjafton të respektohen këto standarde minimale.
Sipas jush, cili është problemi i tij kryesor?
Problemi kryesor aktualisht është në menaxhim. Kufizimet buxhetore, dhe sidomos mungesa e pasjes prioritet të kësaj çështjeje, e bën të pamundur menaxhimin e vetëmjaftueshëm të kopshtit zoologjik. Një model tjetër duhet të implementohet, bazuar në rentabilitetin ekonomik të kopshtit si sipërmarrje ekonomike.
Keni ju një ide se si mund të ndryshoj kjo gjendje?
Modeli më i mirë i propozuar në këtë rast nga “Animal Rescue Albania” është ai i partneritetit publik-privat, ku menaxhimi bëhet sipas parimeve të sipërmarrjes së lirë, por interesi i kopshtit mbetet publik. Kjo nënkupton shtimin e shërbimeve konsumatore që gjenerojnë të ardhura, shtimin e programeve arsimore dhe edukative, shtimin e investimeve kapitale, si dhe kthimin e kopshtit në një atraksion turistik te vërtetë.
Prej kohës aty nuk janë bërë investime, sipas jush, cila do të ishte kostoja financiare, nëse do të ndërhyhej në të?
Vlerësimet tona financiare tregojnë se kopshti zoologjik ka nevojë për një ndërhyrje urgjente prej 200,000 dollarë, dhe një buxhet vjetor prej$75,000 dollarë për kosto operative pas ndërhyrjeve. Këto janë shifra te rikuperueshme nëse një model rentabël ekonomik implementohet në kopsht. Modele të tilla gjysmë-koncesionare janë të zakonshme në botë, madje shumë kopshte janë tërësisht private. Pronësia e bashkisë së një kopshti zoologjik nuk ka kuptim në kohët e sotme, sepse ekzistenca e një atraksioni turistik në vetvete është një qellim sipërmarrës, dhe jo bashkiak ose urban. Gjithashtu, në vende me kufizime buxhetore si Shqipëria (dhe me specifikisht, Tirana), menaxhimi publik i aseteve të tilla është modeli më jo efikas.
Kopshti Zoologjik i Tiranës, një nga gjashtë kopshtet zoologjike më të trishta në botë
Faqja “socialphy.com” rendit 6 kopshtet zoologjike më të trishtueshme në botë, të cilat konsiderohen si burgje ku mbahen kafshët në kushte tepër të pafavorshme dhe ku nuk rekomandohet të shkojnë vizitorët për arsye se do të marrin shumë pakënaqësi në vend që të shijojnë bukuritë dhe veçantinë e secilës kafshë. Fatkeqësisht, në këtë kategorizim futet edhe Kopshti Zoologjik i Tiranës. Fjala kopsht zoologjik u krijua në Londër në vitin 1840, por ideja që publiku të shohë kafshët e mbajtura në kafaz daton që prej vitit 3500 para lindjes së Krishtit në Egjipt. Roma e Lashtë ka mbledhur kafshët ekzotike, të cilat shpesh luftonin me njëra-tjetrën (ose njerëzit). Kopshtet zoologjike duket më shumë si burgje se sa si parqe, ku kafshët duhet të kalojnë jetën e tyre në kafazet e vogla. Me kalimin e dekadave është krijuar një koncept i ri për kopshtet, që kafshët të mos ndihen si në burg por të ndërtohet një ambient i përshtatshëm për jetesën e tyre. Sot shumica e kopshteve zoologjike moderne përpiqen t’u ofrojnë banorëve një habitat sa më njerëzor. Disa kopshte ende duhet të mbështeten në një manual të vitit 1800 për shkak të varfërisë të dëshpëruar dhe indiferencës ose të dyjave.
Kopshti Zoologjik Kabul (Afganistan)
Nga të gjitha vendet që ju do të donit të vizitonit një kopsht zoologjik, Kabul nuk mund të jetë në krye të listës suaj. Ky kopsht zoologjik u përuruar në vitin 1967dhe në të janë të strehuar më shumë se 500 kafshët. Dekadat e luftës kanë shkaktuar dëme të shumta ku ushtarët e inatosur kanë asgjësuar kafshët si nevojë për ushqim dhe sportin. Sot kopshti zoologjik Kabul konsiderohet si një vend i trishtuar për të jetuar kafshët, të cilët janë të detyruar të durojnë kushtet e këqija në të cilat ndodhen duke duruar shpesh edhe ngacmimet e vizitorëve. Ky kopsht zoologjik edhe pse ka marrë mbështetje nga kopshtet e tjera të botës, mbetet një vend që ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme.
Kopshti zoologjik Gaza (Palestinë)
Gaza është një tjetër vend ku kopshti zoologjik nuk ndodhet në një gjendje të mirë, për shkak se në vitet e fundit Palestina ka vuajtur nga bllokada Izraelite dhe konfliktet e brendshme. Sot në këtë kopsht ndodhen dy luanë, disa majmunë, disa zogj, lepuj, mace, qen dhe dy zebra të rreme (gomarëve të pikturuar me vija të zeza dhe të bardha) (foto). Kopshti ka pasur në koleksionin e tij dy zebra të cilat ngordhën gjatë luftës Izrael-Hamas nga kequshqyerja dhe nga luftimet që u zhvilluan brenda kopshtit zoologjik. Zyrtarët e Kopshtit zoologjik, Gaza u përpoqën më vonë t’i zëvendësonin zebrat, por arritën të vendosnin dy zebra të rreme (gomarë të pikturuar me vija të zeza dhe të bardha) për shkak të fondeve të kufizuara.
Kopshti zoologjik Giza (Egjipt)
U themelua në vitin 1891 në Kajro, Egjipt ishte një ndër njëmbëdhjetë kopshtet zoologjike më të mirë në Afrikë. Në vitin 2004 u përjashtua nga Shoqata Botërore e Kopshteve Zoologjike Aquariumi. Gjatë viti 2006 dhjetëra zogj ngordhën nga gripi i shpezëve dhe më shumë se 500 u vranë për të frenuar shpërthimin. Sipas Global Post, punëtorët çnjerëzore vranë në vitin 2007 dy deve dhe në 2004 ngordhën dy gorilla pasi u infektuan me virusin Ebola.
Kopshti zoologjik Mumbai (Indi)
Kopshti zoologjik Mumbai ndodhet në Indi dhe brenda një kohe shumë të shkurtër është transformuar në një muze balsamimi. Në kopsht ndodhet një koleksion prej më shumë se 200 gjitarë, zogjtë dhe 45 500 zvarranikë. Në pamundësi për të zëvendësuar kafshët të cilat ngordhin në kafazet e vegjël dhe të pistë , përfaqësues të kopshtit kanë vendosur që të merren me rregullimin e ambientit ku rrinë kafshët. Zyrtarët e kopshtit zoologjik po mendojnë plane që të bëjnë më të mirën në këtë situatë të keqe.
Kopshti zoologjik në Tiranë (Shqipëri)
Kopsht zoologjik në Tiranë, Shqipëri, është i përshkruar si një burg i kafshëve, ku kafshët mbahen në kafaze të vogla, dhoma të veshura me pllaka që ngjasojnë si spitale. Majmunët ulen me trishtim në qelitë e tyre, shqiponjat kapen pas një trungu peme të vendosur brenda në kafaz. Vërehen gardhe me rrjetë që rrethojnë të gjithë kafazet për të ndaluar njerëzit të hedhin ushqime dhe cigare në kafaz, apo fërkimin e gishtave të tyre për të prekur kafshët, por gjithsesi vizitorët janë përpjekur ta shkatërrojnë këtë rrethim. Kopshti zoologjik është i vetmi në Tiranë dhe ndodhet në një situatë të vështirë për gjetjen e stafit të kualifikuar.
Kopshti zoologjik Penjang (Korea e Veriut)
Kopshti zoologjik Penjang i Koresë së Veriut është e vendosur në periferi të Phenianit dhe ka një koleksion të madh me më shumë se 5.000 kafshë. Ky kopsht është ndërtuar në vitin 1959 nën urdhrat e diktatorit Kim Il-sung dhe si shumë vende në atë vend është i rrethuar me mure duke e bërë një vend të zymtë për të jetuar. Një raport i vitit 2006 nga Asia Times e ka përshkruar si një e film i quajtur “Lufta Kafshëve” që kishte si qëllim të jetë një dokumentar, ku u shfaqën kafshë të egra, madje edhe disa specie të rrezikuara duke luftuar deri në vdekje.
Historik
Parku Zoologjik është hapur në vitin 1971. Ndodhet pranë Kopshtit Botanik, në fund të digës së liqenit artificial të Tiranës, e quajtur shëtitorja “Lasgush Poradeci”. Ka një sipërfaqe prej 5.97 hektarësh, nga të cilat 4.35 hektarë janë sipërfaqe e gjelbër, 1.3 hektarë janë sipërfaqe ujore e përbërë nga basene të vegjël me ujë, 1.8 hektarë zihen nga rrugë dhe sheshe të vogla dhe 0.14 hektarë janë sipërfaqe ndërtimi, të destinuara për kafshët dhe shpendët. Pas viteve ’90, ka pasur një pakësim të ndjeshëm të kafshëve të egra, ndërkohë aktualisht kopshti zoologjik, frekuentohet më së shumti për lulishtet dhe sipërfaqet e tij të gjelbërta.

Propozoj qe kafshet te lirohen dhe ne qeli te futen shqiptaret.
vertet e turpshme dhe e trishtuesme.Qeveria Rma duhet te nderhyje urgjentisht.
PROPOZOJ TE LIROHEN KAFSHET DHE TE FUTEN GREKERIT SHQIPFOLES ,,,,,,,,,!!!!!!!!!
Propozoj që në vend të kafshëve në zoo të futen PD-istat me baba Saliun në krye, mbretin e tyre luan.
A nuk do ishte me mire, qe cdo tre dite, ta fusnim ndonje bythlepires berishian, si vizitor tek kafazi i luanit te uritur?
Une do ta beja me qejf, por jo saliun se me fut Saliun brenda me Luanin, me siguri ka per te ngordhur Luani, se nji cpo mish me e kafshu Salen, iku Luani se mishi dhe gjaku i Saliut eshte infektu nga shurra e tepert e Enverit.
Te vjen ti kapesh ato punonjesit dhe bashkiaket e ti hedhesh ne kafaz qe te ushqehen me luan , me ujk , me kec e ster keca .