Durrës, provime me lekë, pranga pedagogëve e studenteve

anazapta

Arrestohen dy  pedagogë dhe dy studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Të katër personat e arrestuar nga Prokuroria e Durrësit akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv pasi dy pedagogët Odeta Tota dhe Erind Sina  merrnin 20 deri në 25 mijë lekë të reja për t’u vënë notë kaluese në provimin e Kimisë në Fakultetin e Studimeve Profesionale, nëpërmjet dy studenteve Merushe Boçerri dhe Eralda Lika.

Dy pedagogët dhe dy studentet u arrestuan pas një hetimi 3-mujor të Prokurorisë së Durrësit dhe vendimit të gjykatës.

 

Share This Article
4 Comments
  • Arsim i degraduar në çdo qelizë. Mbyllini këto lloj universitetesh që nuk prodhojnë kulturë por hajdutëri. Universitete pazaresh që po njollosin qëllimet fòndamentale të arsimit!? Dija dhe pazaret nuk shkojnë me njera tjetren,e vdesin njera tjetren!!?

  • Nuk ke se cfare te presesh nga nje rektor qe u caktua per te legjitimuar vjedhjen. A mund te luftohet vjedhja ne kete universitet kur dekan eshte Ilir Hoti i denuar me 6 vite per korrupsion?!
    Prokuroria dhe policia kane shume pune ne ate universitet, duhet te fillojne me rekktorin e kancelarin dhe do te dalin shume xhevahire korrupsioni, te paimagjinueshme…..

  • Këta tipa pedagogësh o pëllumb duhen përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga çdo lloj mësimdhenie. Po nuk e paguan shtrenjt nuk do të vénë mënd të tjerët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *