Odise Verboshi, i riu i arrestuar pasi dyshohej për vrasjen dhe më pas djegien e trupave të dy personave në Durrës, ka pranuar krimin e dyfishtë.
Burime nga Prokuroria e qarkut Korçë bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, Verboshi ka pohuar autorësinë e vrasjeve dhe ka dhënë disa detaje.
“Erdha në Poloskë sepse kisha frikë nga hakmarrja. Prej këtej doja të kaloja në territorin grek”, raportohet të ketë thënë Verboshi.
Gjithashtu, ai ka shprehur pendesën e tij për krimin e rëndë të bërë vetëm dy ditë më parë. “Jam penduar për vrasjet. Nuk doja të ndodhte ai krim”, citojnë burimet 32-vjeçarin.
Vrasja për pazaret e drogës, arrestohet autori Odise Verbofshi
Forcat e policisë kanë arrestuar Odise Verbofshin, që akuzohet për vrasjen e dy të rinjve krutanë, të cilët u gjetën të shkrumbuar në një makinë Benz në zonën e ish- Kënetës në Durrës. Verbofshi u arrestua ndërsa po tentonte që të kalonte kufirin. Ai u prangos në Bilisht, pranë kufirit me Greqinë.
Kamera e karburantit zbuloi autorët
I denjë për një skenar filmi hollivudian, ku bandat rivale ekzekutojnë në mënyrë mafioze dhe përçundojnë kufomat e armiqve të tyre në prishje pazaresh, apo hyrje në zonat e ndaluara të shitjes së drogës. Kështu ka ndodhur mesnatën e së enjtes edhe në ish-Kënetën e Durrësit, kur dy të rinj nga Fushë-Kruja u morën peng, torturuan, ekzekutuan me plumb në kokë dhe më pas u hodhën në makinën e tyre dhe u dogjën për të humbur gjurmët. Por duket se veprimet e shpejta të policisë dhe filmimet e kamerave të sigurisë së karburantit ku një nga autorët bleu bidon me benzinë, kanë zbardhur grupin kriminal të kësaj masakre dhe motivin e ngjarjes. Autorët nuk mundën të fshihnin dot të gjitha gjurmët, pasi në banesën ku u ekzekutuan viktimat, Shaban Babasi, 27 vjeç dhe Albert Kasalla, 32 vjeç, të dy me precedentë në trafik droge jashtë vendit, u gjetën gjurmët e gjakut dhe të tjera prova. Në kërkim është shpallur autori kryesor Odise Verbofshi (i arrestuar sot) , një tjetër emigrant i njohur për precedentë në fushën e drogës, ndërsa është arrestuar mbrëmë Gazep Pili, 20 vjeç, kushëri i gruas së Verbofshit, që e ka ndihmuar të fshehë kufomat në Shënavlash para se t’i djegë. Kurse gruaja e Verbofshit u shoqërua dhe po ndiqet në gjendje të lirë. Gjithçka ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës dhe ndërhyrje në territoret e grupit tjetër. Policia dyshon se në grup ka edhe persona të tjerë.
Skema mafioze
Policia dyshon se mes palëve ka pasur njohje të vjetra dhe punonin së bashku në shpërndarjen e drogës. Por kohët e fundit janë prishur në pazare për shitjen, çmimin dhe zonat e zotëruara të shpërndarjes. Dje në mbrëmje, është lënë një takim, ku Odise Verbofshi ka planifikuar gjithçka. Ka ftuar në banesën e tij në lagjen nr. 14 Shkozet, viktimat Shaban Babasi dhe Albert Kasalla, të dy banues në Fshat të Fushë-Krujës, i pari banakier dhe i dyti punëtor guroreje, për të biseduar rreth punëve të përbashkëta. Ekspertët mendojnë se të rinjtë nuk kanë menduar se do të mbaheshin peng, torturoheshin dhe më pas ekzekutoheshin. Ndaj edhe kanë shkuar në banesën e Verbofshit. Aty ka ndodhur gjithçka, pasi autorët i kanë pritur të armatosur, duke i akuzuar për pazaret e prishura, borxhet e drogës dhe prishje të biznesit ilegal. Pas një torture dhe terrori, ka ardhur ekzekutimi me nga një plumb në kokë secilit. Por rrethanat ende mbeten të paqarta për skenën e krimit në banesë. Banorët e zonës kanë parë makinën “Benz” të Babasit dhe tre të rinjtë që kanë hyrë brenda duke qëndruar 3 orë dhe vetura është parë në ikje rreth orës 22:00.
Rrëmuja e krijuar
Mësohet se të shtënat nuk janë dëgjuar, pasi ka qenë orë e vonë. Por banesa, kolltuqet dhe dyshemeja, janë mbuluar nga gjaku i viktimave. Autorët janë përpjekur të fshijnë gjurmët shpejt e shpejt. Punët janë ndarë mes njëri-tjetrit. Një prej tyre, që dyshohet se është i afërmi i gruas së 32-vjeçarit Verbofshi, Gazep Pili, që u arrestua mbrëmë. Gjatë rrugës për në Shënavlash, 4 km nga banesa e tij, Odise Verbofshi ka ndalur makinën në një karburant për të blerë benzinë. Por aty është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe roja ka dëshmuar ngjarjen. Më pas janë kthyer, ndërkohë që e zonja e shtëpisë dhe të tjerët janë përpjekur të fusnin kufomat në makinë dhe të fshinin gjakun dhe gjurmët.
Sinjali për policinë
Në Sallën Operative të policisë Durrës, sinjali është dhënë nga banorët e zonës rreth orës 22:02, se një makinë po digjej në flakë afër vendit të quajtur “Ish-vaskat e peshkut” në ish-Kënetë, zona e tregut të makinave. Autorët kanë dërguar mjetin “Benz” me targa AA930DJ në periferi bashkë me kufomat. Trupi i Babasit ndodhej në bagazh dhe Kazallës në sedilen e pasme. Spërkatën me benzinë veturën dhe i vunë flakën duke u kthyer në banesë me makinë tjetër, për të fshirë gjurmët e mbetura. Por gjatë kësaj kohe policia ka kryer veprime të shpejta duke rrethuar zonën, kryer shoqërime dhe kontrolle të shumta. Fillimisht identifikoi viktimat nëpërmjet targës së mjetit që rezultoi në pronësi të Babasit dhe më tej bëri lidhjet pasi të dy të rinjtë kishin pasur precedentë në fushën e drogës në Itali.
Zbulimi i banesës
Kur kanë parë përqendrimin e forcave të shumta në zonë, i pari që përfitoi të arratisej ishte Odise Verbofshi, një emigrant i kthyer nga jashtë vendit. Po kështu është larguar edhe bashkëshortja e tij, duke lënë gjurmët pas. Por policia zbuloi në shtëpinë e sapopërfunduar së ndërtuari, rreth orës 03:00 të mëngjesit, gjurmë të shumta gjaku në oborr, ballkon, dysheme, mure dhe kolltuqe. Disa kampione u dërguan në laborator për t’i krahasuar me gjakun e viktimave. Janë sekuestruar edhe dy armë pistoletë, me të cilat janë kryer vrasjet. Kurse gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesë, u zbuluan edhe një sasi droge prej 74 kilogramësh dhe sende të tjera materiale me rëndësi për hetimin.
Operacioni dhe arrestimi
Gjatë gjithë ditës së djeshme u shoqëruan dhe pyetën 36 persona që kishin dijeni për hetimet dhe ngjarjen. Ndërsa filmimet e karburantit në këtë zonë, çuan në zbulimin e personit që bleu bidonin e benzinës, që është pikërisht Odise Verbofshi. Bashkë me të ka qenë edhe kushëriri i gruas, po i kapur me filmime. Menjëherë u bë shpallja në kërkim e Odise Verbofshit, 32 vjeç, banues në Shkozet, i cili nuk ka precedentë penalë brenda vendit. “Paraprakisht dyshohet se motivi i kësaj ngjarje është prishja e pazarit lidhur me lëndën narkotike të llojit kanabis sativa”, tha policia. Ndërkohë që në banesën e krimit u sekuestruan 74 kg hashash e ndarë në pako dhe stivuar në dollap, 1 pistoletë “Ekol Special”, 1 pistoletë “Lady K. Italy”, një krehër pistolete me fishek në gojë. Rreth orës 18:30 të mbrëmjes së djeshme, u arrestua edhe Gazep Pili, 20 vjeç, banues në Spitallë, si bashkëpunëtor i Verbofshit në fshehjen e kufomave, njëkohësisht i afërm i bashkëshortes së autorit.
Viktimat e krimit mafioz:
Shaban Babasi, 27 vjeç, Fushë-Krujë
Albert Kasalla, 32 vjeç, Fushë-Krujë
I arrestuar:
Gazep Pili, 20 vjeç, Spitallë
Në kërkim:
Odise Verbofshi, 32 vjeç, Shkozet, autori kryesor
Materialet e sekuestruara:
74 kg kanabis sativa në dollap
1 pistoletë “Ekol Special”
1 pistoletë “Lady K. Italy”
1 krehër pistolete me fishek në të
Policia: Tre akuza ndaj Verbofshit, hetohet për bashkëpunëtorët
Policia e Durrësit tha se i dyshuari i shpallur në kërkim, Odise Verbofshi, akuzohet për ngjarjen e rëndë, për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “prodhim e shitje e lëndëve narkotike”. Aktualisht nga strukturat e policisë po punohet për kapjen e tij, në bashkëpunim të ngushtë edhe me policitë e rretheve të tjera e Policinë Kufitare, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, mbi mundësinë e përfshirjes edhe të personave të tjerë si bashkëpunëtorë.
Njëri i qëlluar në ballë, tjetri në hundë, trupat të djegur mbi 90%
Viktimat u dërguan në morg, ku dhe i u nënshtruan një ekpertimi mjekoligjor, që zgjati rreth 5 orë, në prezencë të dy prokurorëve. Nga akt-ekspertiza rezultoi se “të dy viktimat janë qëlluar në kokë, me pistoletë, nga një distancë e afërt. Të dy me nga një plumb”. Njëri është qëlluar në hundë, ku ka një plagë hyrëse dhe dalëse pas koke, I dyti është qëlluar në ballë, dhe me plagë dalëse pas koke. Të dy kanë vdekur në vend. Djegia tek të dy trupat është e masës 99%. Trupat ishin tërësisht të shkrumbuar, si pasojë e lyerjes së tyre fillimisht me lëndë djegëse benzinë.
Viktimat, me precedentë penalë në Itali
Shaban Babasi punonte aktualisht si banakier në një lokal në qendër të fshatit Kamberas në Fushë-Krujë. Mësohet se 27-vjeçari ka qenë një herë i dënuar për drogë në Itali me 3 vite burg, kurse në Shqipëri nuk ka precedentë penalë. Kurse Albert Kasalla, 32 vjeç, punonte në një gurore në Fushë-Krujë, ndërsa rezulton i skeduar për transport narkotikësh jashtë vendit. Por në Shqipëri, edhe Kasalla ishte i padënuar më parë.

Punë mafiozësh,njerzish që nuk e njohin fare humanizmin. Paraja dhe fitimi janë nena dhe babai i tyre. Këta zhdukën disa te tjerë por duhet te zhduken edhe vetë që të pastrohet vendi. Ky vend po pjell krim me shumicë përditë sepse arsimi dhe familja kanë degraduar! Duhen ligje të hekurta?
Dhe ky nuke duhet te vritet por ti vihet flaka i gjalle,athere e kupton gabimin,por duke u burgosur per jete kostoja do jete shume e madhe per taks paguesit.
duhet te rripen per se gjalli keto kriminel te ndyre
Kronike filmash holliwudjan thote gazetari, po cfare filmash mor zotri. Njeri banakier e tjetri puntor guroresh ky thote holliwud.Veqse kriminela ordiner asgje tjeter nuk jane. Shpesh lexoj neper gazeta : i forti i bulqizes, te ikesh nga burgu keta bejne herojetj etj. Kronika e zeze duhrt te jepet nga fundi i gazetes si ne te gjithe boten
u arrestue moçalori. shkoni e punoni o moçalor se me pune arrihet e ardhmja
Edhe nje here korrupsioni gjykatave,gruaja pjesemarrese ne krim lirohet dhe gjykohet ne gjendje te lire,jo pjesemarrese pasive po ka ndihmuar te shoqin dhe te tjeret te fshehin provat e krimit.Perfundimisht,pleqte kane thene se cdo gje ne kete bote lahet.Kjo eshte rinia e demokracise,ose me mire te them njeriu i ri i Berishes i rritur ne demokracine Berishiane. Ngjallu Enver se mori fund Shqiperia.Keta tipa dhe te tjere si keta qe enden rrugeve te europes na shkaterruan dhe ne te tjereve qe punojme gjithe diten dhe mundohemi me sa te kemi mundesi te ndihmojme familjet tona,na kane futur ne nje thes me keta dhe na quajne mafioze Shqiptare.Shteti duhet te marri masat dhe me e pakta ti bllokoj pasaportat pasi me sa po shikojme keta kane marre rruget e europes,rasti fundit arrestimi i grupit te droges ne France.
duhen gjetur menyra per te kapur peshqit e medhenj qe mbajne pas te tjeret si puna e ketyre qe dogjen njeri tjetrin ndryshe keto raste do te shtohen edhe ne do te fillojme te mesohemi me keto makabritete bashke me keta qe kemi ne krye
në këto raste ngushëllime familjarëve të atyre që ikën nga kjo botë, sadistët, të marin dënimin e merituar. Pse u morën me drog; Gjithë fajin e ka paraja, në këtë kohë krize diku do e nxirnin lekun pavarsisht se qëllojë fatale për fatin e tyre të keq, jemi në një sistem të kalbur!