Pse mungoi Selami në protestë

anazapta

Pothuajse e gjithë ish-qeveria dhe deputetë  të Partisë Demokratike ishin të enjten në shesh për të protestuar me kryetarin e tyre në krye. Në përfundim të këtij tubimi, fotografi ynë ka parë dhe fotografuar deputetin e PD-së, Eduard Selamin, pesë minuta, pasi njerëzit kishin filluar të shpërndaheshin. Ai ka dalë nga një hyrje pallati prapa Kullave Binjake, duke nxituar me shpejtësi në drejtim të turmës që po shpërndahej në atë kohë. Pra, Eduard Selami nuk ishte së bashku me miqtë e tij demokratë për të protestuar kundër varfërisë. Ai ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj proteste duke e parë të arsyeshme të mos ishte në mes të turmës. Megjithatë, pak më vonë, mësuam se në atë pallat prej nga doli Selami banon gazetarja Ilva Tare, me të cilën ai tashmë ka një lidhje. Në media,  dy javë më parë u fol për këtë raport mes gazetares dhe politikanit dhe bashkëjetesës së tyre.

eduard selami (2)

 

eduard selami

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *