PS, përgjigje Bodes: Po shlyejmë borxhet që latë ju

anazapta

PS reagoi sot në lidhje me akuzat e ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, për situatën ekonomike në vend. Në emër të PS, Ervin Bushati tha se qeveria aktuale po shlyen boxhet që la pas qeveria e Bodes. “Sot, kurajën për të sfiduar inteligjencën e shqiptarëve e pati dora vetë, ish-Ministri i Financave që gjatë 8 viteve në pushtet, e zhyti Shqipërinë në borxhe. Vetëm borxhi i padeklaruar i qeverisë së kaluar ndaj kompanive të kontraktuara për të ndërtuar infrastrukturë e për të ofruar shërbime — ishte plot 720 milionë dollarë. Ne këtë borxh jemi zotuar ta shlyejmë: që investimet të rriten, që punësimi të rritet, që infrastruktura të përmirësohet, që shërbimet të jenë cilësore”, tha Bushati Në vijim ai shtoi se ndërsa ata e zhytën vendin në borxh, ne po lajmë borxhet e tyre. “Falë buxhetit të ri, ne ulëm taksat për 97% të shqiptarëve, duke përmbushur premtimin tonë madhor që në katër muajt e parë të qeverisjes së re. Ne hoqëm taksën e biznesit të vogël dhe ulëm tatim fitimin për të gjithë bizneset e vogla, nga 10 në 7,5%. Doganat, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 kanë mbledhur 17% më shumë të ardhura, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Tatimet, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 kanë mbledhur plotë 3,9 miliardë lekë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë”, theksoi Bushati.

Sipas tij, buxheti i qeverisë së re, injekton në ekonomi vetëm gjatë vitit 2014 plotë 1,1 miliardë dollarë; jo vetëm duke shlyer 350 milionë dollarë borxhet e krijuara nga qeveria e kaluar, por dhe duke investuar fort në ekonominë shqiptare. “Qeveria e re është e vendosur ta rimëkëmbë ekonominë dhe të rikthejë besimin e investitorëve vendas e të huaj në ekonominë shqiptare”, tha Bushati.

 

Bode: Qeveria po e çon vendin drejt recesionit

Deputeti demokrat, Ridvan Bode, akuzon qeverinë se po ndjek politika fiskale të papërgjegjshme. Në një deklaratë për mediat, Bode tha se treguesit ekonomikë janë në nivel më të ulët se sa në vitin 2012.

“ Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të Shtetit për vitin 2013 arritën në 328.6 miliard lek pra 1,8 miliard lek më pak ose 0,5% më pak se viti 2012. Borxhi i marrë nga qeveria ishte për qëllime të tjera, jo për ekonominë. Qeveria ka marrë borxh, jo për faturat e investimeve, por me këtë borxh ajo po rrit borxhin publik ”, u shpreh Bode.

Bode tha se ekonomia shqiptare po shkon drejt recesionit, për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria, që sipas tij e kanë ulur kredibilitetin e saj tek investuesit të huaj. “Kreditimi i ekonomisë ka zbritur për herë të parë në terma negative. Inflacioni është në nivelet më të ulëta dhe kjo është rënie e kursit të ekonomisë, sepse ajo nuk mund të reagojë dot. Qeveria po zhvillon politika fiskale të papërgjegjshme, dhe si pasojë janë ulur në minimum investimet e huaja direkte. Kjo tregon rënien e kredibilitetit të investuesve të huaj ndaj qeverisë aktuale”, tha ai.

 

Share This Article
15 Comments
  • KY gjyzllykja emeri e pati boole apo bode se dy here e mori ne qafe kete milet .po perse del e derdrllit tani mor aman..

    • E keni çue ju me kohë e me vakt, qysh atëhere kur baba Saliu mashtronte me rritje ekonomike më të madhe se Gjermania, ju gënjeshtarë patologjikë të pakurueshëm.

      • Ca borxhe poshlyejne keta te PS-se, keta po e zhysin ne borxhe skandaloze Shqiperine

        Kjo qeveri shlyen borxhet per 1% te Shqiptareve dhe fut ne borxhe skandaloze 99% te Shqiptareve, duke mare borxh tek FMN

        Keta po shkaterojne jeten e njeriut te thjeshte shqiptar,dhe ketej thone qe jemi soicaliste

        Kjo eshte qeveri shume e pa afte .dhe duhet larguar nga vete PS-ja se kjo qeveri ben reforma qe varferojne gjithe shoqerine shqiptare dhe pasuron vetem milioneret

        • O rajmondi Viçidolit,
          O numeror Topi,
          A ke haber ti se si funksionon shteti?…
          Apo loz rolin e budallait dhe te qerratajit…
          Por çdo fund muaji duhen paguar administrata shteterore, policia, mesuesit, pensionistet, spitalet, cerdhet, ndihmat sociale, detyrimet shteterore ndaj kredive te marra, borxhet, detyrimet qe la pa paguar rrumpalla per investitoret….
          E te tjera e te tjera…
          Nuk paguhen nga Miliardat qe Salushi dhe Zhelefina, Bodja dhe kompania e tyre e hajdutve vodhen, fshehen, duke vjedhur shqiptaret…Ai i Bode kokedhjami qe ma bente linjen Rinas -Viene muaj per muaj e katandisen arken e shtetit kokoshi nje thele…
          Ku ti gjeje qeveria Rama Meta leket qe te mbaje nje kembe ngrehinen e shtetit dhe te ekonomise?…
          Ke degjuar psh ti rajmond se nen hijen e Sale dhe Bode Rrufjanit, monitoruesit nderkombetare kane rregjistruar zyrtarisht nje pasuri te pervetsuar prej 6-7miliarde eurosh te cilat i kane ne xhepat e gyre rreth 55 multimilionere shqiptare, me nje mesatare prej 110 milionesh euro sejcili?!…
          Çdo kush e kupton qe nje sipermarres , biznesmene apo punedhenes per dy dhjetvjeçare te bente nje dy apo 5 milion euro, por jo 110 milion!!!!!!….
          Keto jane para korrupsioni, te Zamir Maneve, Frangajve, Ballinjve, Zhelefinave…. te njohura, se ato te Tano Karridit shqiptar i kalojne edhe miliardat e sheikve te Arabise Saudite….
          Thirri arsyes dhe mendo per nje moment ne se keto miliarda do ishin ne dispozicin te shqiptareve, ….ME SIGURI QE SHQIPERIA DO TI THOSHTE FUKARALLEKUT TUTJE…
          Nuk besoj se je aq budalla ti rajmondi xha Saliut, por je i djallezuar , qe thua ndonje kritike per Bacen e Krimit, mishin ja ha, por kockat ja ruan….
          A qerrata a qerrata…

          Dy dhe dy bejne kater…apo per ty bejne

  • Ah more Bode Rrufjani more Bode Mustaqedhjami,
    Kerkon llogari per borxhet qe krijove me ate humnere kredish dhe huash , me ate korrupsion te pa pare qe Krijove ti dhe Sali Hajduti!
    Dhe tani, ore i pafytyre, ben loje fjalesh dhe ja le fajin Qeverise re!
    Borxhet i krijove ti o Qen Rakicke!
    Qeveria e re po merr kredi per te ulur Malin e borxheve qe le ti dhe Doktorr Rrumpalla!
    Te qan shpirti qe te bjere Qeveria e re dhe te vish perseri ti dhe soji yt i kusareve te paskrupullt!
    Tani na hiqesh si Avokat dhe na kerkon llogari ti o i pacipe, o i pafytyre!
    o burre kurve, qe edhe fytyren e lyen me kreme si kurvat…
    Yyyyyyyt, i pacipe, rrufjan, langaraqi politikes shqiptare!…
    Ti dhe Hajdutet e Sali Baces me dyzet Hajdute jeni tu qendisesh me plumba nga koka deri deri tek gishtat e kembes…
    Te pafytyre, te paskrupullt, Kameleon qe se keni per turp te vidhni Naten dhe te akuzoni Diten!…
    Yyyyt, Fytyre e poshter!…

  • N. Vjosa? I kini thënë të gjitha ato që doja t’i thosha këtij shejtan budallai? Ekonomisti i katundit i konvertuar në ekonomist shqipërie!? I kishin vdekur shqipërisë profesorët e ekonomisë a si ështe kjo puné? Miku i adem rrengës na bën tani moral !? O kuje! Morali shqiptar i përfaqesuar nga morali i kanalit te ujrave te zeza të devollit! A e vure taksën e kazanëve të rakisë mor bërsi bythe? Më vjen pështirë kur e shikoj jo më ta komentoj!? Ndaj po e lë këtu se po më vjen për të vjellë!?? Nderime z. Vjosa! Shtova kot sepse ja kini thënë të gjitha!!?

  • Rrezik bodesh alias bolesh!!! N. Vjosa? I kini thënë të gjitha ato që doja t’i thosha këtij shejtan budallai? Ekonomisti i katundit i konvertuar në ekonomist shqipërie!? I kishin vdekur shqipërisë profesorët e ekonomisë a si ështe kjo puné? Miku i adem rrengës na bën tani moral !? O kuje! Morali shqiptar i përfaqesuar nga morali i kanalit te ujrave te zeza të devollit! A e vure taksën e kazanëve të rakisë mor bërsi bythe? Më vjen pështirë kur e shikoj jo më ta komentoj!? Ndaj po e lë këtu se po më vjen për të vjellë!?? Nderime z. Vjosa! Shtova kot sepse ja kini thënë të gjitha!!?

    • mark.uk po ikore qafe-zhuls terhiqi ndonje tenxhere me misra te ziere car na tregon dokrra kne ku ke haber ne ekonomi ti more bari-delesh ikore qeth ndonje dele me ate rast terhiqi edhe nje tegel zheles tende jozit buces plake,po me at pashukun si i ke punet o marine …

  • rimekembini te sateme ,per kete ju votuan shqiptaret te rimekemni ekonomin , apo te veni drejtesi , une mendoj se ju votuan per drejtes dhe per neshkushmeri per ata qe bene kete masaker ekonomike dhe politike dhe shoqerore , pa pasur drejtesi dhe ndeshkushmeri nuk ka ringritje ekonomike , prandaj lerini shakat me kete popull te marrosur qe eshte me keq nga niveli intelektuale se ne vitet 1929 , prandaj beni kakerllia si ata qe iken si ju qe erdhet nuk ka njerez , por njerz qe vetem hane po te ken dhe dhjesin me shum nuk gjykojne prandaj e mbajti xhxhi40 vjet pushtetin saliu nga 25 vjet dhe kush te vij do ta mbaje se atje nuk egziston njeriu i te dalit zot vetes por jane ne nje big braller te madhe shqipfolsish tunge

  • Ne asnje vend te botes moderne nuk ka sherbim nderqytetas me furgona. Bile dhe as ndermjet fshatrave.
    Vetem te vesh re se si jane furgonat ne shqiperi te gjithe akull te rinj dhe shoferet te gjith barkmedhenj te mire ushqyer dhe nga veshjet firmato, jane pasuruar duke shkelur ligjin qe ka qene ne fuqi nga 14 vjet. Tani duan te Qeveria te shkele ligjin per ta. Nese nuk ju dalin leket per nje rruge ta ngrejne cmimin e biletes dhe ta dyfishojne meqe jane taksi qe te kompensojne rrugen bosh ne kthim. Por nuke bejne kete se duan te falimetojne dhe konkurrojne autobuzet dhe ti nxjerrin ato jashte Loje. Shikojeni sa teposhter jane shoferet e furgonave. Dhe si rrjedhim ne qafe e kane qytetaret e thjeshte te cilet ne mungese te autobuzave te falimentuar do te shkojne me cmime tejet te larta me furgonat gjakepires. Ja keto jane demokratet dhe ata qe mbeshtesin demokratet. I lumte qeverise qe perfundimisht kerkon qe te vendose drejtesine per tju sherbyer qytetareve dhe shtresave ne nevoje nepermjet zbatimit te ligjit dhe vetem te zbatimit te ligjit, ligj te cilin keta furgonat e kane shkelur per 20 vjet. Edhe sot autobuzi ne respekt te plote te rregullave te qarkullimit rrugor.

  • po shlyeni borxhet qe lane ata duke mare borxh nga FMN dhe duke na i varur ne qafe ne popullit . pse nuk vini fajtoret para drejtesise kokra legenash , rilindja e menderes time

  • KU I KA ? SI KA VENE ? KU JAN PASURIT E KETIJ RRUFJANI ?? minimalisht te mbyllin gojen po jan per ne burg dhe nuk duan tja din fare ! apo skan faje kur i lene …….

  • A do mundemi te na qeshe buza njehere o te mjere? 23 vjet Saliu te gjitha i perpiu, na la me gisht ne goje. Votuam rilindjen te na vere brire? Po brire jam i zoti ti ve vete une kokes, per kete nuk e merrja mundimin tju paguaj edhe me rroga. Qeveri te kam zgjedhur te zbatosh ligjin dhe jo te lash borxhet e hajduteve. Merri hajdutet futi ne burg dhe sekuestroi pasurite. Po pse o zoteri gjithe jeten nga maskaralleku do drejtohemi ne? A e mendoni qe po e coni popullin ne gjak me keto sjellje garipash? Nuk i vihen brire popullit o zuzar, sidomos nga ju dhe berishistet qe jeni ne nivelin e zgjuaresise se gomereve. Ne po ju besojme, po ju mbeshtesim, por ju po luani shume me miresine tone. Sme behet vone se nje dite do shkoni dhe ju me te shumtet se ate qe beni do merrni mbrapsh, por cfaj kemi ne qe vetemmire beme, ju votuam, ju besuam, por jo te na beni budallenj. Nuk po mban uje me pilafi. Nga nje ane Salka, Lulka, Maldiven, e vjedhje me miliarda nga ana tjeter dilni ju qe u thoni ju befshin mire, ne po marrim borxh tju paguajme borxhet, popull gomari punon se per kete i kemi premtuar te shkoje ne parajse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *