Kolegji Zgjedhor vendos: 89 KZAZ në të gjithë vendin

anazapta

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot të pranojë pjesërisht kërkesën e administratës së KQZ për rritjen e numrit të KZAZ në 89 të tilla në gjithë vendin. Në seancën e sotme ishin të pranishëm përfaqësuesit e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, dhe përfaqësuesit e socialistëve, Eridian Salinji dhe Koli Bele.

Pas vendimit, përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele, ka reaguar duke u shprehur se  “Kolegji kapërceu kufijtë e ligjit, PS nuk ka problem numrat”. Ndërsa sipas përfaqësuesit të demokratëve, Ivi Kaso, “rritja e numrit të qendrave të numërimit është domosdoshmëri, pasi do të sjellë rezultat më të shpejtë. Aktualisht janë 66 qendra numërimi, janë të pamjaftueshme”, tha ai.

Kolegji mori në shqyrtim kërkesën e PD-së për ndarjen e territorit në 100 ZAZ, nga 66 që ishin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Propozimi i demokratëve është kundërshtuar nga të majtët, me argumentimin se rritja e popullsisë nuk është e tillë që të justifikojë ndarjen në kaq shumë ZAZ.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *