Në ditën e 17 të protestës që po zhvillohet në Korçë, policia ka shtuar numrin e patrullave, pasi situata ka shënuar tensione dhe përplasje, mes drejtuesve të furgonëve të licencuar dhe atyre të automjeteve që nuk disponojnë leje për të kryer transport të udhëtarëve. Sërish drejtuesit e mjeteve të transportit 8+1 kanë bllokuar njërin kah të rrugës Korçë-Pogradec, ndërsa vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qeverisë për zgjidhje të situatës. Qytetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra, ndërsa protesta nuk është ndërprerë.
